EMRI/ Punësoi disa persona 'në të zezë', biznesmeni shqiptar futet në telashe të mëdha në Angli

EMRI/ Punësoi disa persona 'në të zezë', biznesmeni shqiptar futet në telashe të mëdha në Angli

Një 33-vjeçari shqiptar ka dalë sot para autoriteteve të drejtësi britanike. Bëhet fjalë për biznesmenin, Ermal Lushaj mbi të cilin rëndojnë akuzat e “trafikim qeniesh njerëzore” si dhe “skllavërim” të tyre.

Shqiptari prej vitesh jeton në Rugby dhe ka në pronësi një lavazh makinash ku në të dyshohet se ka punësuar në të zezë. Megjithatë para gjykatës  së "Warwick Croën Court", Lushaj ka hedhur poshtë akuzat veprimtaritë e  jashtëligjshme që ai thuhet se i kenë ushtruar midis 16 Tetorit dhe 28 Nëntorit të vitit të kaluar.

Përveç kësaj Lushaj, është lutur që t’i vijë  në ndihmë një përkthyes shqiptar, pasi mohon të ketë dhunuar një person, i cili e ka akuzuar për dhunë.

Sipas ligjit të vitit 2015, policia do të bastisë në shtëpinë dhe në biznesin e Lushajt në Rugby, aty ku thuhet se viktimat e pretenduara ishin shfrytëzuar në punë. Gjykatësi Andreë Lockhart QC e shtyu çështjen për gjykim në fund të Korrikut, dhe Lushaj deri atëherë ka kohë për të hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tij.


 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Rusia veto ndaj rezolutës së SHBA për armët bërthamore

Rusia veto ndaj rezolutës së SHBA për armët bërthamore