EMRI/ U dëbua në Shqipëri për të vuajtur dënimin për vjedhje, shqiptari 'sfidon' Anglinë, kthehet dhe reklamon jetën luksoze me “Lamborghini”

EMRI/ U dëbua në Shqipëri për të vuajtur dënimin për vjedhje, shqiptari 'sfidon' Anglinë, kthehet dhe reklamon jetën luksoze me “Lamborghini”

Aleksander Vishaj

Një shqiptar i ekstraduar nga Britania e Madhe për të vuajtur dënimin për grabitje me dhunë në një shtëpi, është kthyer sërish në Angli, duke pozuar në rrjetet sociale me supermakinën e tij Lamborghini.

Aleksander Vishaj, 33 vjeç, u deportua nga Britania e Madhe në vitin 2021 për t'u përballur me akuzat për vjedhje dhe krime në Gjermani. Ai kreu tre muaj burg në Gjermani para se të kthehej në Shqipëri, ndërsa duhej të ishte ndaluar edhe nga Britania e Madhe për ngjarje kriminale.

“The Sun” shkruan se reperi i rremë, është kthyer edhe më i guximshëm, duke e quajtur veten “Mbreti i TikTok”, në faqen ku ai mburret se jeton si një reper i famshëm në Mbretërinë e Bashkuar.

33-vjeçari pretendon se ka hequr dorë nga krimi. Ai shihet nëpër video e foto në rrjetet sociale duke reklamuar rroba të shtrenjta, dhe një Lamborghini Gallardo Spyder të regjistruar në Britani, me vlerë 70,000 paund.

Vishaj postoi një video javën e kaluar nga një apartament luksoz në Londër, duke bërë thirrje për mbështetje nga bashkëqytetarët shqiptarë në një lojë pokeri online. Ai mendohet se ka përdorur një pasaportë të rreme për t’u kthyer në Mbretërinë e Bashkuar me avion, pasi kishte hyrë legalisht në një vend të BE-së.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, Petro Koçi akuza opozitës: Po i bëni shantazh kompanive për t’iu vënë gjoba

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, Petro Koçi akuza opozitës: Po i bëni shantazh kompanive për t’iu vënë gjoba