EMRI/ U kap me 1 ton kanabis në Janinë, ky është shoferi nga Lazarati i kamionit të mbushur me drogë

EMRI/ U kap me 1 ton kanabis në Janinë, ky është shoferi nga Lazarati i kamionit të mbushur me drogë

Burime për Report Tv bëjnë me dije së shoferi i kamionit i cili u kap me rreth 1 ton kanabis në Janinë ditën e djeshme është shqiptari i quajtur Mirjan Gjini. Të njëjtat burime bëjnë me dije se 30-vjeçari i arrestuar është nga Lazarati. 

Policia greke e ka ndjekur shqiptarin gjatë kufirit greko-shqiptar dhe më pas e ka arrestuar në hyrje të Janinës. Gjatë kontrollit të ushtruar në kamionin që drejtohej nga shqiptari policia greke ka gjetur edhe sasinë prej 951 kg kanabisi.

Ndërkohë hetimi  i policisë greke po vijon në mënyrë që të zbulohen persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet droge si dhe pritësin që do të merrte sasinë e kanabisit në tokën greke.
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës