TIRANË/ Ndahet tragjikisht nga jeta kryetarja e FRESSH, u përfshi në aksident

TIRANË/ Ndahet tragjikisht nga jeta kryetarja e FRESSH, u përfshi në aksident

Rajselda Hamza, kryetarja e FRESSH në njësinë administrative numër 6 në Tiranë, është ndarë nga jeta ditën e djeshme.  Lajmin e ka bërë të ditur, kryetari i FRESH, njëkohësisht deputet i Partisë Socialiste, Eljo Hysko, në një postim në Facebook.

'Ende nuk e besoj dot që kjo është e vërtet!  U largove shumë herët e mira Rajs! Paqja qoftë me ty!', shkruan deputeti.

Ndërkohë mesazhe ngushëllimi kanë shprehur edhe shumë miq të së resë.

Shqiptarja.com mëson se e reja ndërroi jetën në një aksident rrugor të ndodhur dje në aksin Tiranë-Vorë. Hamza udhëtonte si pasagjere në vend të parë, në një furgon mallrash i cili drejtohej nga një 28-vjeçar, Alkid Kondo. Ai humbi kontrollin e drejtimit të automjetit, ku për pasojë furgoni doli nga rruga duke u përplasur me një bordurë anësore

Edhe drejtuesi i furgonit mbeti i plagosur.

Identifikimi i vajzës ishte i vështirë për shkak se ajo kishte pësuar dëmtime të rënda në fytyrë për shkak të përplasjes së fortë.

 

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tom: 16/07/2019 13:14

    Ncncnc, as rruga, as makina, darvinizmi modern e ka emrin celular.

    Përgjigju
  • tru shqiptari: 15/07/2019 20:17

    po po cna the o shoku e kane fajin rruget!!! pse re erdhi rruga me 100 ne ore dhe te goditi?jeni dhe shakatore pale.ngushellime familjes thuaj dhe lere politiken tek ata qe e kane zanat.ndiq tabelat dhe nuk peson gje .

    Përgjigju
  • Capaculi: 15/07/2019 20:15

    O roje nuk e kane fajin rruget, e ka fajin adrenalina e "pilotit" Edhe boll u moret me kush e ka fajin...arsyeja eshte e thjeshte"piloti"

    Përgjigju
  • Tirana: 15/07/2019 19:15

    Kote jan rrugete e shqipnis me pes yje. Si po ju hajn koken shum njerzve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Çudi në NBA, Boston mposhtet nga Miami në shtëpi! Oklahoma merr epërsinë 2-0

Çudi në NBA, Boston mposhtet nga Miami në shtëpi! Oklahoma merr epërsinë 2-0