Dy ditë më parë Presidenti i Republikës Ilir Meta vendosi që të dekretojë emërimin si anëtar të Gjykatës Kushtetuese të prokurorit, Besnik Muçi megjithëse ky i fundit nuk i ka mbyllur hesapet me vettingun.
Ndërkohë sot në Presidencë Besnik Muçi, bëri betimin para presidentit Ilir Meta. Në fund pas betimit Presidenti Meta i ka dorëzuar Muçit edhe dekretin e emërimit si anëtari i parë i gjykatës Kushtetuese.
Besnik Muçi, i cili ende nuk e ka kaluar vettingun megjithëse kaloi shkallën e parë, u ankimua nga komisioneri publik me argumentin se nuk justifikon pasurinë.
Nëse ankimimi i Komisionerit Publik do pranohet nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit dhe Besnik Muçi do shkarkohet nga Vetingu, e gjithë procedura e ndjekur deri tani për emërimin e tij, bie. Dhe Gjykata Kushtetues mbetet prapë vetëm me një anëtar, shumë larg nga kuorumi minimal i nevojshëm prej 6 anëtarësh për të marrë vendime.
Njoftimi i Presidencës:
Në Institucionin e Presidentit të Republikës, në prani të përfaqësuesve të institucioneve të pavarura, ambasadorëve si dhe përfaqësuese të vendeve të Bashkimit Europian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u zhvillua sonte ceremonia e betimit para Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, të anëtarit të parë të Gjykatës Kushtetuese, Gjyqtarit z.Besnik Muçi.
Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit, Gjyqtari Muçi, duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, u betua duke u zotuar se:
“Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t'i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë!”
Presidenti Meta duke i dorëzuar Gjyqtarit Muçi dekretin e emërimit në këtë detyrë shumë të rëndësishme, i uroi suksese dhe punë të mbarë.
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
19%
-
Jo
72.2%
-
Nuk e di
8.8%
Vota total: 2295
Lajme të tjera
-
Mero Baze: Ilir Meta ka gjetur mekanizmin se si të mos ja marrin më kurrë partinë
19 Prill, 21:07
-
Meta mesazh SPAK: Do jem gjithmonë këtu! Sekuestro shtëpi e vila! PL-në ta harrojë, i ndodh ajo që të jetë shembull në botë
19 Prill, 20:25
-
‘Meta spiun që në Qytet Studenti’/ Haklaj për shkarkimin e gjyqtarit Zhukri: Kamikaz i Rithemelimit! Altin Dumani prokuror i pastër
19 Prill, 19:34
-
Kryemadhi përballet me Metën: Jo koka të prera e përjashtime! Kreu i PL-së gjen 'armikun': Ose unë, ose Mona! Partia, jo biznes familjar
19 Prill, 18:32
-
Kryetarja e OSBE takon Metën, nuk e kursen për sulmet ndaj SPAK: Gjyqësori nuk merr urdhra nga askush
19 Prill, 17:40
-
Përplasjet në PL, Kryemadhi mesazh Metës pak orë para mbledhjes: Çdo përjashtim është mbyllje e partisë! Hiq dorë nga bullizimi dhe presionet
19 Prill, 16:56
-
Sulmet e Metës ndaj SPAK, Lapardhaja: Diçka ka ndjerë! Nëse është çmendur aq më keq për të
19 Prill, 12:58
-
'Kujdes spiunët e SHIK-ut e SPAK në Konventë!' Ilir Meta bën susta për krahët në zyrë, bashkëpunëtorët në këmbë mbajnë shënime (VIDEO)
19 Prill, 12:30
-
Kush është gruaja e fshehur në Vjenë, që di gjithçka për aferat e Metës: I duhej një dëshmi force për t’u mbyllur gojën dëshmitarëve
19 Prill, 10:51
-
Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën
19 Prill, 09:21
-
Sulmet ndaj SPAK, Silva Caka: Kur u arrestua Berisha, pse të duket habi t’i ndodhë dhe Metës? Duan të zhdukin opozitën
18 Prill, 21:26
-
Përplasjet me Metën, Kryemadhi: Nisi për atë paçavuren e kallëzimit për përgjimet! E gënjejnë një grup njerëzish që nga rrogëtar në presidencë, bëhen me rrogë në PL
18 Prill, 21:25
E kuptuam pse BE nuk na pranon sa te jete Lirua president.
PërgjigjuDekrwtom pa kaluar vetingun . A eshte shkelur kushtetuta perseri nga Meta ?
Përgjigju