Ende pa marrëveshje me LDK-në për formimin e qeverisë, Kurti: Nëse nuk ka pakt, shkojmë në zgjedhje

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, Albin Kurti ka deklaruar se nëse nuk ka marrëveshje me LDK-në për krijimin e koalicionit qeverisës, do të shkojnë në zgjedhje.

Në një intervistë për RTK, ai tha se Vetëvendosjen do ta favorizonte shkuarja në zgjedhje të reja, pasi pas fitores së 6 tetorit është rritur përkrahja për partinë e tij, por theksoi se ky nuk është qëllimi i LVV-së.

Jam i udhëhequr nga interesi i përgjithshëm, nga interesi shtetëror që kërkon sa më parë një udhëheqje qeverisëse nga LVV dhe LDK”, tha Kurti. Ai ka thënë se në takime me kreun e LDK-së, nuk janë diskutuar emra të përveçëm për presidentin, por ia ka thanë se vendi ka emra të shumë dhe po ashtu ai ka thënë se duhet të flasin për strategjinë e një presidenti të parakohshëm.

Por sipas tij, së pari është e rëndësishme të plotësohen pozitat e kryeministrit, kryeparlamentarit dhe 12 ministrave dhe pastaj të flitet për postin e presidentit.

d.ba./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 80 mijë lekë gjobë për përdorimin e celularit në timon, jeni dakord?

Komento

Komente

  • Meta: 12/12/2019 10:35

    LDK-se,si serbeve, humbja ne zgjedhje, po ju sjell me shume lavdi-leverdi,se sa fitorja, te cilen me Isen, ende nuk e kane provua

    Përgjigju