Zgjedhorja/ Endri Shabani: Rama e Basha humbasin vota po dolën kundër listave të hapura! SHBA pro hapjes së tyre duke propozuar sistem danez

Hapja e listave ku populli të zgjedh vetë përfaqësuesit e saj është kthyer në një teme të nxehtë debati që pas arritjes së marrëveshje së 5 qershorit mes palëve politike. Gatishmërinë e kryeministrit Edi Rama për hapjen e listave dhe kundërshtimin apo hezitimin e kreut të PD, Lulzim Basha për t'i hapur ato ose të vendoset me referendum nga populli, për përfaqësuesin e Nismës Thurje janë lojëra dhe pirueta politike që në fakt bëhet për të shtyrë gjithmonë e më shumë këtë diskutim siç kanë bërë për vite me radhë. I ftuar në Repeot Tv, Endri Shabani tha se sot më shumë se kurrë vendi duhet të ketë lista të hapura, pasi është 75 % e popullit shqiptar që e dëshiron këtë gjë, dhe përballë kësaj force të madhe për ndryshim nuk bën dot asgjë as Rama e as Basha. Sipas Shabanit nëse Rama e Basha dalin kundër listave të hapura humbasin vota.

'Unë besoj që listat të hapen se ka ardhur momenti historik ku as Rama e as Basha nuk mund të mbajnë peng një kërkese shoqërore siç është kjo. Shqiptarët kërkojnë demokratizimin e shoqërisë dhe sot rinia nuk e kupton dot që të shkosh të votosh dhe të mos zgjedhjesh dot se kush do të përfaqësojë. Sot në 2020 shteti na vendos se kush do të na përfaqësojë, kjo nuk mund të vazhdojë kështu pasi shoqëria ka ndryshuar. Sot 75% e qytetarëve kërkojnë hapjen e listave, ky zhvillim nuk ishte para dy vitesh dhe prandaj Rama nuk ishte i interesuar të bënte ndryshime në sistem, dhe sot as Rama e as Basha nuk dalin dot hapur kundër një force kaq të madhe. Këto nuk janë tolerime të Ramës se është demokrat i madh por kur kërkesa është kaq e madhe një parti politike nuk mund të dalë dot kundër pasi nuk votohet më dhe nuk ekziston më si parti politike. Prandaj dhe Basha pavarësisht piruetave që bën nuk e artikulon qartë dhe hapur se është kundër, pasi nuk votohet më. Nuk ka më kohë kjo do të behet sot", tha Shabani.

Në lidhje me deklaratën e Ambasadores së SHBA, Yuri Kim që marrëveshja e 5 qershorit të votohet siç është, Shabani tha se këtu ka një keqkuptim të madh pasi flitet për dy gjëra të ndryshme që nuk e kundërshtojnë njëra-tjetrën, por e plotësojnë atë. Shabani tha se marrëveshja e 5 qershorit është konsensus për administrimin e zgjedhjeve dhe të miratohet sa më parë, ndërsa hapja e listave është tjerë që. Për Shabanin, SHBA për herë të parë doli e foli por hapjes së listave duke referuar dhe modelin danez dhe nuk është kundër kërkesës së shoqërisë civile.

"Kjo marrëveshja ka të bënë me administrimin zgjedhor dhe le të kalojë s amë parë në parlament. Kërkesa jonë nuk ka lidhje me administrimin zgjedhor, por mundësinë për të gjetur kush të na përfaqësojë. janë dy gjëra të ndryshme që nuk kundërshtojnë por plotësojnë njëra tjetrën. SHBA për herë të parë  ka dalë pro hapjes së listave dhe ka pasur një propozim konkret, atë danez", tha Shabani.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tërbimi i Metës-triumfi i SPAK-ut!

Tërbimi i Metës-triumfi i SPAK-ut!