Energjetika/ KKT miraton pesë leje të reja ndërtimi për HEC-e vendorë

Energjetika/ KKT miraton pesë leje të reja ndërtimi për HEC-e vendorë

Foto ilustruese

Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar pesë leje të reja ndërtimi për hidrocentrale si dhe ka rishikuar një tjetër ekzistuese. Në mbledhjen e fundit të mbajtur pak ditë më parë është miratuar leja e ndërtimit për HEC Dritën në Lumin e Gashit, Bashkinë e Tropojës, qarku Kukës me subjekt shoqërinë “Breçani – R.O.S.P” sh.p.k.

Një tjetër leje është dhënë për hidrocentralet “Shutri 1” dhe “Shutri 2”, në pellgun ujëmbledhës të lumit të Shutrisë si dhe burimet ujore të Shutrejës deri në derdhje në lumin e Urakës, Bashkia Mat”, me subjekt zhvillues shoqërinë koncesionare “ATEANI” sh.p.k. Leje ndërtimi kanë marrë edhe HEC Veleshica 1 dhe Veleshica 2, në lumin e Veleshicës, degë e lumit Drini i Zi, Bashkia Dibër dhe Bashkia Kukës, Qarku Dibër dhe Qarku Kukës”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Kalisi Hydropower” sh.p.k.

Një tjetër leje është dhënë për ndërtimin e hidrocentraleve Ligjanca 1 dhe 2, me vendndodhje në lumin e Ligjancës dhe përroit të Pishkashit, Bashkia Prrenjas”, me subjekt zhvillues shoqërinë koncesionare “Rei Energji” sh.p.k. E fundit është ajo për hidrocentralin “Kuç” në rrjedhën e sipërme të pellgut ujëmbledhës të Lumit të Shushicës, Bashkia Himarë, Qarku Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Age Kuç” sh.p.k.

KKT ka miratuar edhe rishikimin e një leje ekzistuese dhe shtyrjen e afateve për HEC-et DARSI 1 dhe DARSI 2, në përroin e Darsit, Bashkia Klos.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 17/07/2019 11:12

    Ça jan kta mutër qe japin leje ndertimi per hidrocentrale duke ditur se ujërat në nje të ardhme do të jene kaq të pakta sa do të përbëjnë dhe arsyet për luftëra? Pse nuk instalohet Teknologjia Diellore qe eshte e paster e mirë dhe e lirë? Larg duart nga Natyra o fundërrina!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Përfituan nga amnistia, burokracia ‘mban peng’ të burgosurit në Fushë Krujë! Familjarët thirrje Manjës për zgjidhje

Përfituan nga amnistia, burokracia ‘mban peng’ të burgosurit në Fushë Krujë! Familjarët thirrje Manjës për zgjidhje