Enigmat e koalicionit 'fantazëm' PD-LSI, një krahasim me paktet e 2009 dhe 2013

Enigmat e koalicionit 'fantazëm' PD-LSI, një krahasim me paktet e 2009 dhe 2013

E vetmja rezultante që bashkon PD-në e Lulzim Bashës dhe LSI-në e Monika kryemadhin është natyrisht rrëzimi i Edi Ramës. E këtu nuk ka asnjë mister.

Kjo është një ëndërr e vjetër në sirtar e Sali Berishës dhe e Ilir Metës që herët, me letra që në vitin 2009.

Lulzim Basha, rolin e parë të rëndësishëm ekzekutiv si drejtues politikisht, si kandidat për bashkinë e Tiranës e më pas kryetar e ka marrë si rezultat i aleancës PD-LSI.

“Anti-Rama” përbën një ide, ndjenjë, ëndërr, synim, por që në fakt nuk është politik. Është një ndjenjë më shumë e dëshirave, koshiencës dhe subkoshiencës së njerëzve që këtë e kanë brenda vetes dhe e bëjnë axhendë politike.

Thelbi i një aleance politike janë piketat, axhenda, idetë e natyrisht objektivat që ajo synon të arrijë.

Aleanca ndërmjet Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit nuk është politike dhe as elektorale. Kjo pasi, të dy formacionet nuk kandidojnë si njësi zgjedhore: implantimi i sloganit politik në momentin e fundit i ngjan një zombi elektoral ku artificialisht “Shqipërisë që Fiton” i është shtuar një shtëpi, ashtu si Frankenshtajnit ju shtuan organet e një njeriu të vdekur.

Sllogani i përbashkët i opozitës së bashkuar ju bashkëngjit një dokument i përbashkët i firmosur nga Basha e Kryemadhi.

Por ky dokument nuk ka gurë kilometrik në angazhimin paszgjedhor; ka vetëm synimin e rrëzimit të Ramës.

Cilat janë angazhimet e këtij koalicioni “pazgjedhor” për ndarjen e qeverisjes, për zgjedhjen e Presidentit një vit më pas, apo për zgjedhjet locale 2 vjet më pas. Cili është angazhimi i këtij koalicioni për bashki si Shkodra, ku ka një kryebashkiake përtej mandatit ligjor etj?

Këto janë pyetje normale, pasi ky lloj koalicioni i ngjan një “fantazme” politike, ngaqë nuk del para zgjedhësve si subjekt, por bën një pakt nëse ata arrijnë të mundin Ramën.

Po nëse nuk arrijnë të mundin Edi Ramën, si do të sillet ky “koalicion”? Se ky është filli real i përbashkimit, njëra nga dy palët, mund të bëjnë koalicion me fituesin?

Kjo aleancë është realisht e praprecedentë, pasi në dy rastet e ngjashme; si në vitin 2009, ashtu edhe në vitin 2013, ka qenë krejt e ndryshme nga pakti i formosur nga Basha e Kryemadhi.

Në vitin 2009, edhe pse kishte mjaft zëra që Sali Berisha dhe Ilir Meta do të bënin një koalicion pas zgjedhor, publikisht nuk e bënë të ditur pasi pritën që shqiptarët të japin verdiktin e vet. Keq mirë, shqiptarët i dhanë Sali Berishës dhe koalicionit të tij 70 mandate.

Pas këtij vendimi popullor, Ilir Meta vendosi që 4 deputetët e tij t’ja bashkëngjisë Sali Berishës në një koalicion qeveritar. Pa u vonuar dhe firmosi një marrëveshje që i jepte LSI-së më shumë se 35% të qeverisjes në piramidën e administratës nga maja deri në bazë.

Në vitin 2013, Ilir Meta u largua nga qeveria me PD-në para mbarimit të mandatit dhe lidhi një aleancë parazgjedhore me Edi Ramën.

Të cilën e “noterizoi” në Shkodër me disa nga krerët e PSE-së për Ballkanin. Në këtë marrëveshje është folur edhe për qeverinë, edhe për Presidentin edhe për reformat e mëdha.

Edi Rama lidhi marrëveshje me Ilir Metën, pasi i nevojitej një mazhorancë më shumë se 71 mandate, ndoshta moralisht e gabuar, por politikisht e qëlluar. Megjithatë ajo marrëveshje ishte e qartë para qytetarëve; e bëri Sali Berishën humbës pa u zhvilluar zgjedhjet.

Fitorja e PS-LSI u konsiderua si një fakt, beteja në zgjegje ishte vetëm për masën sasiore të saj.

Në këtë pakt të Bashës me Kryemadhin, të dy palët nuk kanë lidhur një marrëveshje parazgjedhore, por garojnë të ndarë përveç tre qarqeve. Krejt të pasigurtë për të ardhmen e tyre.

Nuk ka një angazhim të qartë se si do të jetë sjellja e kësaj aleance nëse Edi Rama merr qeverisjen, nuk ka angazhim të qartë se ç’do të bëhet me Parlamentin, Presidentin.

E aq më keq nuk ka asnjë angazhim për reformën në drejtësi, çka është “thembra e Akilit” e kësaj aleance, e cila nga kundërshtarët konsiderohet si koalicioni që synon të zhbëjë SPAK, të zhbëjë Byronë Kombëtare të Hetimit, apo edhe vettingun pasi këtë e konsideron një Ramareformë.

Po PD-LSI kjo nuk është një aleancë zgjedhore, një koalicion politik, atëherë çfarë është?

Thjesht një grupim që kanë rënë dakord që të bëhen bashkë vetëm nëse vijnë në qeveri; një lloja “martese” me kushte që do të jetohet së bashku nëse kreu i familjes ka një vilë në qytet e një në bregdet. Vetëm atëherë: Shqipëria do të fitojë; shtëpinë….

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Juventus për turp, barazon 2-2 me Cagliarin! Lazio i falet Luis Albertos, mund Genoan në udhëtim

GOLAT/ Juventus për turp, barazon 2-2 me Cagliarin! Lazio i falet Luis Albertos, mund Genoan në udhëtim