Enkeleida Zeko: “Për herë të parë shumë e dashuruar”

Enkeleida Zeko: “Për herë të parë shumë e dashuruar”
Ajo është padyshim një nga moderatoret tona të njohura të sportit dhe tepër e zonja. Enkeleida Zeko, prej vitesh modern lojën e sportistëve dhe komentet e analistëve të sportit në studion e saj. Nuk dëshiron askënd përkrah vetes ndaj prej shumë vitesh ka mundur t’ia dalë mbanë. Biondia e sportit vjen në një rrëfim për veten, partnerin, profesionin dhe gjithçka lidhet me jetën e saj.

Enkeleida kafenë e mëngjesit preferoni ta pini zakonisht në shtëpi apo ku me kë?

Kafenë e mëngjesit e pi gjithmonë jashtë me të dashurin e zemrës, më pas nis dita ime e punës. Nuk kemi një vend fiks por për ne e rëndësishme është që ditën e nisim bashkë.

Zgjimi juaj ideal cili do të ishte?

Ai që bëj çdo mëngjes në krahët e njeriut që dashuroj.

Nga shtëpia juaj deri në punë sa zgjat dhe me çfarë e përshkroni rrugën?

Gati 10 minuta. Zakonisht shkoj në këmbë se banoj shumë afër punës por edhe kam dëshirë të eci pak. Makinën e përdor kur duhet të bëj lëvizje të gjata, sot është shumë e vështirë të gjesh parkim në Tiranë.

Thua ndonjëherë boh çfarë profesioni kam zgjedhur?

Kurrë. Unë e dashuroj punën time dhe ndihem e lumtur që kam zgjedhur këtë profesion. Është adrenalina ime dhe jam shumë e apasionuar pas saj. Kam bërë zgjedhjen e duhur.

Projektet tuaja më të afërta?

Mundem t’iu tregoj vetëm ato profesionale sepse privatet dua të mbeten të tilla. Veç emisionit “Rubrika Sportive”, që drejtoj çdo javë kam një projekt që kërkon shumë angazhim por, është diçka që audienca shqiptare nuk e ka konsumuar akoma. Shpresoj shumë të realizohet sepse dihet që në Shqipëri gjërat bëhen shpesh herë të vështira.

Gënjeni apo ju gënjejnë më shumë? Nëse po ndonjë rast tipik?

Vet nuk gënjej, ndërsa të tjerëve nuk u lë hapësirë të më gënjejnë.

E mbani veten për të shkathët?

Po, vet profesioni i gazetares ta zhvillon shkathtësinë. Pastaj emisionet e drejperdrejta kërkojnë shumë shkathtësi dhe shpejtësi, sidomos sporti që ka nevojë edhe për shumë ritëm për tu bërë tërheqës.



Dreka zakonisht ju gjen…?

Pranë familjes me njeriun tim të zemrës.

Cilat janë vendet që ua beson drekën?

Zakonisht në shtëpi por nëse zgjedhim të hamë jashtë i besojmë vetëm të njohurve tanë.

Paguani më shumë në raste të tilla apo ja lini të pranishmëve?

Brenda familjes nuk ka shumë rëndësi, ndërsa me kolegët e punës mundohemi të bëjmë një ndarje të drejtë duke qenë korrekt me njëritjetrin.

Qëllon të harroni të hani nga punët e shumta? Çndodh?

Jo asnjëherë. Mundohem të ushqehem me rregull dhe jam e parimit që nëse nuk ha mirë je shumë më pak produktive në punë.

Celulari që përdorni?

Samsung Galaxy.

Firmat tuaja më të preferuat?

Janë shumë por unë po përmend disa prej tyre. “The Noteboook”, “Amarsi un po”, “A walk in the clouds”, “Romance on the Orient Express”, “Via col vento”.



Çfarë nuk ka në garderobën tuaj që ju s`e vishni kurrë apo s’ju shkon pra një lloj stili?

Minifunde. Nuk i kam përdorur asnjëherë, nuk janë në natyrën time.

Cilat janë ngjyrat tuaja të preferuara?

Jeshilja, bluja, e bardha.

Blini më shumë dhurata apo merrni?


Në raport të drejtë, edhe bëj dhurata edhe marr.

Dhurata më e fundit që keni bërë çfarë është dhe ajo që keni marrë?

Dhurata e fundit që kam bërë parfum “Pasha De Cartier” ndërsa kam marrë “Estee Lauder Sensuous”.

Jeni e shoqërueshëme apo e ftohtë si tip?

Jam e shoqërueshme me njerzit e mi të afërt ndërsa me të tjerët ruaj raportin që kam pa shumë konfidencë.

Jeni e dashuruar?

Shumë, për herë të parë në jetën time.

I takon miqtë e vjetër?

Unë kam shumë pak mikesha, takohemi rrallë por me shumë dashuri.

Punoni dhe pasditeve?

Vetëm në fundjavë, atëherë kam shumë punë në pergatitje të emisionit.

Mbrëmjet zakonisht i kaloni me miqtë apo shlodheni në shtëpi?

Mbrëmjet i kaloj vetëm me njeriun.

Preferoni më shumë një film apo pub?

Një film, pub-et kanë shumë zhurmë dhe pihet duhan. Në shtëpi jemi më qetë, mua më pëlqen ambjenti im familjar.

Zakonisht para se të flini lexoni apo dëgjoni muzikë?

Zakonisht lexoj, nuk më zë kurrë gjumi nëse nuk është qetësi.

Në ç’orë shkoni për të fjetur?

Rreth orës 24.00.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit "THASH&THEM" të gazetës Shqiptarja.com

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

1/2
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Bardhi i propozoi për martesë, Sara tregon kush e zgjodhi unazën

Bardhi i propozoi për martesë, Sara tregon kush e zgjodhi unazën