Enno Bozdo 'thumbon' Bashën: Mos t'i shmangemi përgjegjësisë, përndryshe PD nuk do të rritet dhe nuk mund të forcohet

Enno Bozdo 'thumbon' Bashën: Mos t'i shmangemi përgjegjësisë, përndryshe PD nuk do të rritet dhe nuk mund të forcohet

Eno Bozdo dhe Lulzim Basha

Koordionatori Kombëtar për Energjinë në PD, Enno Bozdo thotë se për të ndryshuar PD, nevojitet gjakftohtësi, ndershmëri dhe guxim.

Reagimi i Bozdos vjen në një kohë kur kërkohet largimi i Lulzim Bashë nga kreu i PD-së, pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit.

Ndonëse nuk e përmend emrin e Bashës, Bozdo shkruan në rrjetet sociale se nuk duhet t'i shmanget përgjegjësisë, përndryshe, PD nuk mund të rritet dhe nuk mund të forcohet.

'Për të ndryshuar duhet të shohim thellë brenda vetes dhe me sinqeritet të pohojmë sesi mund të përmirësohemi.

Për të ndryshuar PD, për ta përmirësuar atë, nevojitet jo vetëm gjakftohtësi, por edhe ndershmëri dhe guxim. Guxim për të vërtetën. Evidentim i gabimeve dhe përgjegjësisë së gjithsecilit, nga i pari deri tek i fundit, pa asnjë përjashtim. Nuk duhet të ketë hatër dhe as hatërmbetje.

Ky proces është thelbësor për ringritjen tonë sot si dhe fitoren tonë nesër. Nëse do t'i shmangemi sot kësaj përgjegjësie, nuk do mund të rritemi dhe as të forcohemi për të nesërmen!

Është në interesin jetik të PD dhe të çdo demokrati një proces i tillë. Dhe të mos harrojmë asnjëherë: PD mbi të gjitha sepse shtëpia jonë e madhe meriton më të mirën nga ne!'- tha Bozdo.

Pak ditë më parë grupimi ‘Për PD-në’ i përbërë nga figura të rëndësishme për demokratët, mes tyre edhe themelues të kësaj force politike, kërkuan dorëheqjen e parevokueshme të Lulzim Bashës nga kreu i Partisë Demokratike dhe fillimin e ringritje së kësaj është force politike.

Bujar Nishani, Arben Imami, Edith Harxhi, Arben Ristani, Edvin Kulluri, Ibsen Elezi, Endira Bushati, Bislim Ahmetaj dhe Indrit Hoxha ishin të mendimit se PD-ja nuk frymëzoi dhe zgjedhjet e 25 prillit nuk mund të humbeshin. Për pasojë, për këtë dështim bëjnë përgjegjës kryedemokratin Lulzim Basha e si rrjedhojë kërkojnë largimin e tij dhe hapjen e PD-së.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Pëllumb Metës, ekspertiza konfirmon: Arma e gjetur në pellgun me ujë u përdor për krimin

Vrasja e Pëllumb Metës, ekspertiza konfirmon: Arma e gjetur në pellgun me ujë u përdor për krimin