Eno Peçi nga Vjena në Prishtinë, ngjit në skenë “Exil”-in me trupën e baletit të Kosovës 

Eno Peçi nga Vjena në Prishtinë, ngjit në skenë “Exil”-in me trupën e baletit të Kosovës 

‘Exil’, një shfaqje baleti që lidhet me ngjarjet që kanë ndodhur në Shqipëri gjatë viteve 1997 – 1998 ngjitet sot premierë në Teatrin e Prishtinës nga koreografi Eno Peçi, balerini i parë në Operën Shtetërore të Vjenës.  Eno Peçi, në një konferencë për mediat në Prishtinë bëri të ditur përmbajtjen e premierës: “Historia e “Exil” bazohet në vitet 1997 - 1998, saktësisht në ngjarjet që kanë ndodhur në Shqipëri, por nuk është autobiografia ime. Në balet kam përfshirë dy familje, të cilat kanë probleme familjare për shkak të situatës në të cilën ndodhen dhe duken shqetësimet e tyre që mundohen t’i dërgojnë fëmijët diku, ku ata kanë të ardhme më të mirë. Familjet kanë problemet e tyre, por fati i tyre dhe përpjekja është e njëjtë”, tha Peçi.

I lumtur që ka bashkëpunuar me Trupën e Baletit të Kosovës, Eno Ppeçi tha se “Unë erdha me shumë kënaqësi, sepse jemi të gjithë shqiptarë dhe nuk shoh ndonjë ndryshim të madh mes nesh. Për ftesën që më bëri teatri mendoja të sjellë ‘Exil’-in, sepse u përket të gjithë shqiptarëve anembanë dhe është një pjesë që i përshtatet shumë baletit të Kosovës”, tha Peçi, duke mos kursyer më pas edhe lëvdata për balerinët e trupës së Kosovës.

 “Balerinët kanë qenë shumë të përkushtuar, saqë më kanë mahnitur. Unë lëviz shumë edhe në teatrot tjera nëpër botë dhe jam mahnitur si kanë arritur me punën e tyre një kualitet, i cili nuk mund të krahasohet me teatrot tjera nëpër botë”, tha koreografi Peçi në konferencën për mediat. 

Balerinët u shprehën se ishin të kënaqur me eksperiencën e punës me koreografin Peçi.

“Ne si balerinë kemi bërë koreografi, por nuk kemi marrë shpjegimin prej koreografëve se çfarë është ajo, mirëpo Eno e ka bërë këtë specialitet, na ka shpjeguar dhe ka bërë më shumë sesa që e ka pasur për detyrë. Kjo neve na ndihmon shumë si balerinë, sepse ka qenë shkollë, shfaqje, shkollë dhe jemi të informuar krejt sa i përket shfaqjes ‘Exil’”, tha balerini Muhamet Bikliqi. Ndërkohë me Eno Peçin punoi si asistente Alisa Gjoni, kurse kostumet u punuan nga Shemsi Avdiu.

Eno peçi, ka lindur në Tiranë. Pasi u arsimua në Akademinë e Baletit të Tiranës, ai vijoi studimet edhe në shkollën e baletit në Operën Shtetërore të Vjenës. Në vitin 2000 ai iu bashkëngjit baletit të “Operës vjeneze”-it. Sukseset nuk vonuan dhe në 2003-n Eno Peçi hyri në trupën e Operës shtetërore të Vjenës. Në 2009-n ai u bë balerin i parë  në këtë opera dhe që prej asaj kohe Eno Peçi nuk i është ndarë skenës si balerin dhe koreograf.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lushnjë, lejuan 37 ndërtime pa leje në 2019-2021, dënohen 12 persona! Mes tyre  2 kryeinspektorë dhe 2 inspektorët e IKMT-së

Lushnjë, lejuan 37 ndërtime pa leje në 2019-2021, dënohen 12 persona! Mes tyre 2 kryeinspektorë dhe 2 inspektorët e IKMT-së