Epidemiologu për Report TV: Po përjetohet një valë e dytë COVID-i, po numri i vdekjeve ka rënë!

TIRANË- Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti është shprehur se shumë shtete në botë po përjetojnë një valë të dytë të COVID-19, duke regjistruar një numër të lartë të rasteve të reja, por pavarësisht kësaj, situata është më optimiste se në kuajt e parë të pandemisë. I ftuar në Report Tv,  Alimehmeti tha se në ndryshim me muajt e kaluar, numri i vdekjeve është më i ulët.

"Shumë shtete janë duke pasur një valë të dytë, ku shifrat janë të rëndësishme si Franca, Italia, SHBA e me radhë. Edhe në këto shtet të mëdha nuk krahasohet vdekshmëria e marsit me ato aktuale edhe pse rastet e reja janë në të njëjtat nivele. Vdekjet nuk po shoqërojnë numrin e rasteve të reja. Nuk e ndjek grafiku i vdekjeve ato të rasteve të reja, siç ndodhte në mars", tha Alimehmeti.

E njëjta panoramë ofrohet edhe në Shqipëri. Alimehmeti tha se numri i vdekjeve në vendin tonë për muajin shtator është më i ulët se ai në gusht. "

"Në gusht numri i fatalitete ishte më i lartë se në muajin shtator. Nuk krahasohen periudhat. Në verë kemi pasur një shoqëri totalisht të hapur, ndërsa në fillim të pandemisë masat shtrënguese ishin shumë të forta. temperaturat e karta e ulin pak transmetueshmërinë se vetë imuniteti i njeriut është më i lartë", tha ai.

Mjeku ka vënë theksin te ruajtja e distancës dhe kujdesi i shtuar që duhet të kenë moshat e mëdha.

"Risku është qartësisht rritet me moshën dhe me lidhjen e sëmundjeve të tjera Duhet të kemi kujdes moshat e mëdha, duhet të shmangim grumbullimet, se distanca e mungesa e njerëzve rreth e rrotull nesh është mbrojtja më e mirë", përfundoi Alimehmeti.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Erdogan priti në Turqi liderin e Hamasit, ministri i Jashtëm i Izraelit: Turp

Erdogan priti në Turqi liderin e Hamasit, ministri i Jashtëm i Izraelit: Turp