Epidemiologu për Report Tv: Virusi prezent edhe në vjeshtë-dimër! Me këto shifra nuk ka nevojë për spital COVID 3

Koronavirusi do të jetë prezent në vendin tonë të paktën edhe për vjeshtë-dimër. Epidemiologu Artan Simaku i ftuar në Report Tv gjatë një lidhje live me gazetarin tha se fundi i vjeshtë dhe fillimi i dimrit do të ketë një bashkëqarkullim të viruseve, atë të grupit dhe ai i koronavirusit, por është ende herët për të kuptuar se kush do të mbizotërojë më shumë. Ai tha se trendi i i të infektuarve më COVID është i qëndrueshëm, por që me hapjen e shkollave pritet të ketë një rritje të lehtë.

"Trendi aktualisht i rasteve me COVID paraqitet i qëndrueshëm edhe pse me luhatje të vogla dhe kështu do të vijojnë edhe në ditë në vijim. Me hapjen e shkollave nuk përjashtohet të ketë një rritje të lehtë të numrit të rasteve. Në lidhje me valën e dytë i referohemi sezonit vjeshtë-dimër. Qarkullimi i virusit të gripit fillon në fund të nëntorit dhe në dhjetor dhe në këtë sezon do të kemi një bashkëqarkullim të dy viruseve, të gripit dhe ati të koronavirusit. Nuk e dimë se do mbizotëroj covid kundër virusit të gripit apo e kundërta, por do të kemi një bashkëjetesë të të dyve edhe për një stinë tjetër atë të vjeshtë-dimrit. nëse do të ketë rënien në pranverë të 2021 mbetet për tu parë", tha Simaku.

Në lidhje me hapjen e spitaleve COVID 3 dhe COVID 4, Simaku tha se në shifrat aktuale nuk është e nevojshme hapja e tyre edhe pse  infrastruktura dhe ekipet e mjekëve janë gati.

"COVID 3 dhe COVID 4 aktualisht me këto shifra nuk është e nevojshme hapja e tyre, nëse rritet numri dhe mbushen kapacitete COVID 1 dhe 2 atëherë do të shkojmë tek COVID 3, por momentalisht nuk është e nevojshme edhe pse infrastruktura dhe mjekët janë gati. Infrastruktura në spitale është e pajisur dhe nuk ka vend për panik, është stafi i spitalit dhe mjekët që gjykojnë më mirë menaxhimin e pacientëve brenda spitalit. Nuk ka asnjë lloj shqetësimi", tha Simaku.

Simaku tha se për të shmangur mbingarkimit të spitaleve do të bëhet vaksinimi falas i vaksinës së gripit të grupeve të riskut, pasi në këtë mënyrë spitalet do të kenë më shumë hapësirë për t'u marrë me të infektuarit me covid.

"Ajo që kem i në dorë është vaksinimi i popullatës ndaj gripit. Kjo do të sjellë më pak fluks të atyre që shtrohen në spitale me grip dhe kjo jep mundësinë në fokusimin te pandemia. Vaksinimi falas ndaj gripit të grupeve me risk të popullatës dhe në këtë mënyrë do të reduktohet ngarkesën spitalore", tha Simaku.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Albuf: 01/09/2020 20:53

    Po ke me mijra që sdeklarohen o djalë. Me këtë përhapje tani je mbi 50 here mbi shifrat e deklaruara. E sigurte ne nëntor duhet 3 shi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Zhdukja e 3-vjeçarit në Durrës, lihet në burg gjyshi dhe kunati i tij

Zhdukja e 3-vjeçarit në Durrës, lihet në burg gjyshi dhe kunati i tij