Episodi i veçantë që Rudina Hajdari përjetoi në Durrës: Faleminderit Hat
Rudina Hajdari dhe zonja Hat
Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari ndau në rrjetet sociale me ndjekësit një episod të ndodhur teksa shëtiste me vajzën e saj në plazhin e Durrësit. Hajdari rrëfen se një zonjë e thjeshtë e ndaloi në rrugë për ta përshëndetur. Sipas saj, ajo ishte shitëse lodrash për fëmijë dhe vajzës së saj i dhuroi një balonë.
“Teksa po shëtisnin sot në plazhin e Durrësit me Sihanën, një zonjë na ndalon dhe kërkon ti falë një balonë Sihanës. Hate Simoni është një grua e fortë. Prej 20 vitesh del me karrocën e saj mbushur me lodra dhe mundohet të ushqejë familjen me ndershmëri", shkruan Hajdari.
Nga biseda e kryer me zonjën, Rudina Hajdari kuptoi shqetësimin e saj për të ardhmen e të rinjve dhe i premtoi se do të bëjë çmos që kjo gjë të ndryshojë.
“Sakrificat e saj iu shpërblyen ditën që vajza e saj mbaroi masterin me nota të shkëlqyera. Por shqetësimi i Hates ishte se vendet e punës nuk i merr merita e djersa e ballit por tesera e partisë apo nepotizmi. Kjo i shtyn shumë të rinj të largohen nga Shqipëria edhe pse nuk e duan këtë. I premtova Hates se do bëj çmos ta ndalim këtë sjellje. Duhet t’ia kthejmë shtetin qytetarëve të ndershëm e punëtorë si Hate, e t’ua heqim nga duart militantëve e kryetarëve që pasuritë publike e taksat i trajtojnë si plaçkë lufte. Hate sot i dhuroi një balonë Sihanës të cilën do e ruajmë si kujtim për premtimin që i dhashë. Nuk ka motivim më të fortë për mua se sa mbështetja e njerëzve të thjeshtë. Faleminderit Hat!”, shkruan Hajdari
Edhe para disa ditësh, në zonën e Bllokut në Tiranë, Hajdari rrëfeu se një shitëse lulesh e kishte ndaluar teksa shkonte në punë për t’i dhuruar një buqetë.
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
18.2%
-
Jo
73%
-
Nuk e di
8.8%
Vota total: 1531
Lajme të tjera
-
7 ditë i zhdukur/ Vijojnë kërkimet për 3-vjeçarin, hetohet edhe largimi jashtë Shqipërisë! Gjyshi e kunati 'mbyllen' në qeli
19 Prill, 11:51
-
Mobiljet 'fluturuese' në Durrës, reagon ministri Balla: Turp! (VIDEO)
19 Prill, 10:46
-
Spanja e kërkonte për trafik droge nga Kolumbia, italiani kapet në Portin e Durrësit! Do ekstradohet drejt Madridit
19 Prill, 10:27
-
Aktori Mirush Kabashi ‘Qytetar Nderi’ i Durrësit pas vdekjes! E bija, Mendi Kabashi: Është i vonuar, do doja ta merrte sa ishte gjallë!
18 Prill, 16:33
-
I dënuar me 12 vjet burg për prodhim dhe shitje droge, arrestohet 40-vjeçari në Durrës
18 Prill, 13:49
-
Moti i keq, mbetjet plastike ‘pushtojnë’ bregdetin e Durrësit! Pamje nga ndotja
18 Prill, 12:58
-
EKSKLUZIVE/ 3-vjeçari nga Durrësi 6 ditë i zhdukur! Flasin stërgjyshërit në Has: Bahrija e solli nipin të shtunën, të nesërmen s'e gjetëm! Thirrje vajzës: Ktheja të voglin mamasë së vet
18 Prill, 11:33
-
Atentati ndaj Gentian Bejtjes, bie poshtë pretendimi i 2 të arrestuarve! Në makinë nuk kishte GPS, atentatorët me dy mjete deri pranë vilës
18 Prill, 11:16
-
Asnjë gjurmë nga 3-vjeçari në Durrës, 6 ditë i zhdukur! Kjo është gjyshja në kërkim nga policia që ka marrë fëmijën, në pranga vëllai i saj
18 Prill, 09:48
-
Aktorit Mirush Kabashi i jepet titulli 'Qytetar Nderi' i Durrësit (Foto)
17 Prill, 19:32
-
Nuk dihet fati i 3-vjeçarit në Durrës, prej 5 ditësh i zhdukur! Nëna e të miturit denoncoi gjyshërit, dështojnë kërkimet e policisë
17 Prill, 13:42
-
U-21/ Sherri në Erzeni-Partizani, 4 futbollistë në hetim! Burime: Lojtarët lanë spitalin pas mjekimit
17 Prill, 13:38
Sa hate ka shqiperia moj rudin e fatmires .! Sa shume tullumbace dashke te mbledhesh.hap nje kjoske
PërgjigjuPatjeter duhet tia kthejme shtetin qytetareve dhe shteti kthehet kur ne radhe te pare drejtesia e kapur nga korrupsioni ka filluar te marre fryme. Se kur Hates i behet padrejtesi, ajo e shkreta shkon te ankohet ne gjykate dhe atje gjygjtaret e korruptuar qe nuk i justifikojne dot pasurite e tyre, peshoren e drejtesise do ta anojne nga ai qe u fut paret ne xhep. Po aman moj Rudina kush do tia ktheje shtetin qytetareve Sala me Bashen apo ti qe si goc e ndershme ke pare ne shtepi qe me teser partie te te fryhet llogaria bankare nga biznese te padeklaruara. Nga e thena ne te bere eshte ne mes nje det i tere.
PërgjigjuRudina te na thote si e fitoi bursen ne amerike e plot te tjera cudira nga babai dhe mamaja e saj.
Haten e njof personalisht, bashke me burrin ka mbi 20 vjet qe shet ne plazh e vertet. Po ka nji hajdut djal Hatja qe mos e pac ne qytet e jo mo n lagje. Nji drogaxhi rdiner qe ska lon shpi pa u fut.
PërgjigjuPse moj Hate te tha se cfare ndodh ne shqiperi ,SDI gje ti ,ku jeton ,se ate qe skane mbeshtetje si ti shkojne jashte e srrine ketu
PërgjigjuDY fytyra malokesh..
PërgjigjuPo maskat? Po virusi? Po distanca??
PërgjigjuA paguan taksa kjo zonja qe shet????
Përgjigjuse mos ka paguar e jema e kesaj rudines, qe i kerkon ketyre te tjereve