Era është tani armiku tjetër i madh... Çfarë ndodh me koronavirusin?

Era është tani armiku tjetër i madh... Çfarë ndodh me koronavirusin?

Udhëzimi se 1-2 m distancë fizike mund të jetë e mjaftueshme për të na mbrojtur nga infektimi prej një person pozitiv nga Covid, tani duhet rishqyrtuar...

Duket se ky kriter (1-2m distancë fizike) nuk është i vlefshëm. Për të hedhur dyshime në lidhje me këtë ka menduar një studim i botuar në ‘Physics of Fluids’, një revistë shkencore amerikane. Studiuesit kanë deklaruar se pikat e lëshuara nga një person pozitiv me Covid shkojnë deri në 6 m larg brenda 5 sekondash. Lajm i keq për qytetet e karakterizuar nga era...

Nëse nuk ka erë, 1-2 metër distancë fizike është e mjaftueshme

Sipas ‘Corriere Della Sera’, studiuesit qipriotë të Universitetit të Nikozisë donin të konstatonin nëse distanca prej dy metrash mund të ishte e mjaftueshme për t'u mbrojtur nga infeksioni i mundshëm. Gjatë eksperimenteve, temperatura e mjedisit rrethues ishte 20 ° C, me lagështi 50%.

Nëse nuk ka erë, distanca prej dy metrash mund të jetë e mirë, si dhe një distancë prej 1 metër, për të mos u rrezikuar nga koronavirusi që mbartet nga një person pozitive.

Sipas eksperimentimit, pas 49 sekondash nga kolla, pikat e dala nuk kaluan më shumë se një metër larg gojës. Një tjetër pikë e rëndësishme është që pikat e frymëmarrjes marrin 15 sekonda kohë për të rënë në tokë. Pra, në mungesë të erës, pikat bien në tokë pranë personit që i prodhoi, jo më shumë se një metër larg. Një pjesë shumë e vogël mund të shkonte më tej.

Sa më shumë ka erë, aq më shumë rritet rreziku i infektimit

Gjatë eksperimentit të dytë, me erë me shpejtësi rreth 4 kilometra në orë, distanca prej dy metrash duket të jetë e pamjaftueshme. Pikat në të vërtetë shpërndahen gjashtë metra larg në vetëm 5 sekonda. Vetëm pas kësaj kohe, pikat fillojnë të humbasin në masë dhe gradualisht veniten. Me një erë me shpejtësi të ulët, pikat priren të zbresin drejtpërdrejt në tokë.

Eksperimenti i tretë, u bë me një erë me intensitet nga 4 deri në 15 kilometra në orë. Pikat e dala nga goja arrijnë gjashtë metra larg, në vetëm 1.6 sekonda. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasan Pordha: 22/05/2020 12:11

    Po nga pordha a perhapet koronavirusi?

    Përgjigju
  • Zgjidhja: 22/05/2020 11:29

    Po me pordhë kush e di sa larg vete coronavirusi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Dita Ndërkombëtare e Librit, Meta ndan foto duke lexuar: Rilindja ka orientuar të rinjtë drejt kafeneve, ka zbrazur bibliotekat

Dita Ndërkombëtare e Librit, Meta ndan foto duke lexuar: Rilindja ka orientuar të rinjtë drejt kafeneve, ka zbrazur bibliotekat