'Erdha për pushime por tani jemi bllokuar', turistët në Vlorë: Shqiptarët na kanë ndihmuar (VIDEO)

Një familje gjermane Jozef dhe Paola bashkë me dy femijët e tyre si dhe një çift nga Franca kanë mbetur të bllokuar në territorin shqiptar prej tre javësh për shkak të mbylljes së kufijve nga situata e krijuar nga koronavirusi. Aktualisht turistët po qendrojnë në rulotat e tyre në afërsi të Zvërnecit në Vlorë.

Jozefi tregon se ndihet shumë mirë në Shqipëri dhe se në Vlorë ka gjetur mikrpritje dhe ndihmë nga njerëzit. Ai thotën se ka kontaktuar me ambasadën gjermane në Shqipëri por për shkak të situatës nga COVID-19 do i u duhet të presin deri në një njoftim të dytë.

"Unë jam nga Gjermania, unë erdha me pushime në Shqipëri por tani jemi në një situatë të ëvshtirë për shkak të koronavirusit, por ne po i gëzohemi qendrimit këtu, është një vend i mirë, njerëzit janë shumë të mirë dhe na kanë ndihmuar. Ne kemi pothuajse 3 javë këtu, folëm me amabsadën gjermane në Tiranë por për shkak të bllokimit të kufijeve është e pamundur të lëvizim me makinë por ne jemi në pritje," -tha turisti gjerman

Ndërkohë Paolës siç duket i ka mbetur merak që nga kjo situatë nuk ka mundur të shijojë gatimet tradicionale në Shqipëri sepse restorantet janë mbyllur.

"Është shumë mirë këtu në Shqipëri por për fat të keq situata nga koronavirusi nuk na lejon që të shijojmë suhqimet tradicionale në Shqipëri. Njerëzit këtu janë shumë të dashur,"- tha turistja gjermane

Edhe çifti francez ndodhet në të njëjtën situatë, Kemi është turistja franceze e cila shprehet se krahas situatës nga koronavirusi po shijojmë ditët në bgredetin e Vlorës. Ajo thotë se kanë kontaktuar me amabsadën franceze por ende nuk ka një zgjidhje për shkak të bllokimit të kufijve.

"Unë jam Kemi nga Franca. Kemi tre javë që jemi në Shqipëri, po qednrojmë këtu dhe po gezojmë bregdetin shiptar që është i mrekullueshëm. Kontaktuam me amabasadën franceze por nuk mund të largohemi tani, ne po qendrojmë këtu dhe po respektojmë rregullat që janë vendosur në Shqipëri,"- tha turistja franceze

Duke respektuar të gjitha masat e vendosura nga qeveria shqiptare mbi mbrojtjen  dhe parandalimin nga koronavirusi, 2 familjet e huaja ajo gjermane dhe franceze shpresojnë që kjo situatë të kalojë sa më shpejt dhe të munden të shkojnë drejt vendeve të tyre.

1586175838_cifti.jpg

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të hapet transporti publik e ai ndërqytetas?

Komento

Komente

  • Selenice: 06/04/2020 20:37

    Po cdoni more në Vlore? U meruamë ne vendasit jo juve

    Përgjigju
  • Cesk. Ndoci: 06/04/2020 16:30

    Edi Rama njolloi si daja evet dhe Enver Hoxha vetem diktature

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Mjeku Pëllumb Pipero shpallet 'Qytetar Nderi' në Skrapar