'Erdhi me instruksione nga Moska', Haradinaj i përgjigjet Ramës: Nuk ma fal dot që të prisha planin serbomadh

'Erdhi me instruksione nga Moska', Haradinaj i përgjigjet Ramës: Nuk ma fal dot që të prisha planin serbomadh

Pas sulmit të ashpër që Rama bëri ndaj Haradinaj se ka nisur fushatën e baltosjes ndaj Albin Kurtit pse hoqi taksën e tij, ka ardhur dhe reagimi i tij. Haradinaj shprehet se Rama nuk ia fal dot që i prishi planin e tij serbomadh dhe nuk i lejoi copëtimin e Kosovës, ndërsa thekson se ai ka ardhur me instruksione të qarta nga Lavrov pas vizitës së tij në Moskë. Ish kryeministri Ramush Haradinaj thotë se Kurti duhet të mbajë taksën deri në njohjen e Kosovës në mënyrë që të bllokojë rrugën për ndarjen e vendit që sipas tij kërkohet jo vetëm nga serbët, por dhe nga Rama.

'I kuptueshëm frustrimi i Edi Ramës ndaj meje. E di që nuk ma fal dot që ia prisha planin serbomadh. Edi Rama pas kthimit nga Moska, vepron pa humbur kohë në zbatimin e këshillave të Lavrovit. Uroj që Kryeministri Kurti të vazhdojë rrugën time të bllokimit të shtegut të Edi Ramës e të tjerëve për copëtimin e Kosovës dhe fuqizimin e Serbisë e Rusisë në rajonin tonë, duke mbajtur taksën deri në kontratën finale për njohje. Të tjerat janë tashmë histori' shkruan Haradinaj.

Akuzat që janë hedhur më herët nga Ramush Haradinaj  se Edi Rama mbron tezën e ndarjes së Kosovës solli tensionin dhe prishjen e marrëdhënieve mes tyre. Këto akuza u mohuan në mënyrë kategorike nga Rama, i cili e paditi penalisht Ramush Haradinajn.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?