‘Erdhi ora, gjilpëra do ju ngulet në sy’/ Mesazhi i burrit të Rexhinës për mjekët 6 muaj pas vdekjes së gruas

‘Erdhi ora, gjilpëra do ju ngulet në sy’/ Mesazhi i burrit të Rexhinës për mjekët 6 muaj pas vdekjes së gruas

Rexhina dhe Algert Debrova

ELBASAN-I dëshpëruar nga dhimbja për humbjen e gruas 6 muaj më parë pas operacionit ku solli në jetë vajzën, burri i 25-vjeçares Rexhina Debrova ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale, ndërsa u ka dërguar një mesazh edhe mjekëve, që i akuzon për neglizhencë dhe korrupsion.

Algert Debrova thotë se pritjes i ka ardhur fundi, duke lënë të kuptohet se ai tani do të kërkojë vetëgjyqësi për dhimbjen e madhe që i kanë shkaktuar mjekët. Ai u thotë mjekëve se gjilpëra që u përdor për Rexhinën gjatë lindjes do të ngulet në syrin e tyre.

"Erdhi ora.

6 muaj pa frymën, zërin, buzëqeshjen, jetën e Rexhinës.

Ardjan Kadaifçiu dhe Blerta Arapi më keni vrarë shpirtin, më keni nxirë gjakun...

Ardjan Kadaifçiu je shkaktari i parë dhe kryesor për vdekjen e Rexhinës..nuk kam harruar se në atë orë te zezë ke ngritur duart lart dhe më ke thënë më vrit...më ke përmendur gjithashtu mungesën e kardiologut dhe gabimin që mund të jetë bërë me gjilpërën..ajo gjilpërë që shpejt do të ngulet në sy..

Blerta Arapi ti njeri i zi..ti vrasëse e pashpirt si guxove e le Rexhinën vetem kur ajo të thoshe "Po më mbahet fryma"

Si guxove

Erdhe tek unë e gëzuar ..i fute vet duart në portofolin tim more sa deshe nga aty e pastaj e buzëqeshur hyre brenda dhe e gjete Rexhinën të nxirë..të pajetë!

Cfarë bëre me ato para?..-ia dhe djalit tënd!

Qetësia dhe heshtja jon janë dhurata ime për ju.

Dhimbja e përgatitur për ju..do te jetë qetësia e të ardhmes time..." shkruan ai.

Në datë 23 Prill një orë pas lindjes, 25-vjeçarja Rexhina Debrova pësoi arrest kardiak duke ndërruar jetë. Familjarët akuzuan mjekët për vdekjen(lexo ketu).

Postimi i plote i Algert Debrovës

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nori: 24/10/2019 06:28

    Ai femije per fat te keq eshte pa Nene, Ti do ta lesh edhe pa baba.. prano realitetin. Asnje mjek nuk e do ate qe ndodhi nqs nuk mendon per vete mendo per femijen tend

    Përgjigju
  • karidi: 23/10/2019 17:49

    sigurisht qe ky qe kerkon vetgjyqsi duhet ndaluar menjehere. pa diskutim nese mjeket kane treguar neglizhence apo paaftesi i duhet treguar vendi, por kam bindje absolute qe asnje mjek nuk niset per me bo keq

    Përgjigju
  • Uyyuy: 23/10/2019 08:07

    Ca yll i bukur.. s’ka mundesi si vdes njeriu keshtu.. neglizhenca..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: ‘Dashnor’ i Gruevskit, se rruan për SPAK por nuk e pyet as gruaja

Jakin Marena: ‘Dashnor’ i Gruevskit, se rruan për SPAK por nuk e pyet as gruaja