Erdogan: Izraeli do të paguajë çmimin për shtypjen e palestinezëve! E domosdoshme krijimi i shtetit të Palestinës

Erdogan: Izraeli do të paguajë çmimin për shtypjen e palestinezëve! E domosdoshme krijimi i shtetit të Palestinës

1713628091_ruityktyytouyto.JPG

Ismail Haniyeh dhe Rexhep Tajip Erdogan

Gjatë takimit të tij me liderin politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se "një ditë Izraeli do të paguajë çmimin për shtypjen që u bën palestinezëve".

Raportohet se gjatë takimit u diskutua në lidhje me sulmet izraelite në tokat palestineze, veçanërisht në Gaza, çfarë duhet bërë për të siguruar një furnizim të pandërprerë të ndihmës humanitare në Gaza dhe arritjen e një procesi paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në zonë.

Gjatë takimit Erdogan "tha se Turqia vazhdon përpjekjet e saj diplomatike për të tërhequr vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar ndaj shtypjes së palestinezëve dhe se në çdo rast nevoja për t'i dhënë fund brutalitetit dhe një armëpushim urgjent nënvizohet e përhershme".

"Po bëhen të gjitha përpjekjet për të krijuar shtetin e pavarur të Palestinës, i cili është çelësi i paqes rajonale”,-ka theksuar presidenti turk.


Lajmi kryesor:

Irak, bombardohet baza ushtarake pro-Iran! Erdogan takohet me liderin e Hamasit në Turqi, Izraeli: Turp


K.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Këshilltarët e Doshit bëhen bashkë me Rithemelimin në Dibër, kërkojnë informacion për hidrocentralin e Skavicës! Dështon mbledhja e Këshillit Bashkiak

Këshilltarët e Doshit bëhen bashkë me Rithemelimin në Dibër, kërkojnë informacion për hidrocentralin e Skavicës! Dështon mbledhja e Këshillit Bashkiak