Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan paraqiti zyrtarisht një kërkesë në Këshillin e Lartë Zgjedhor të Turqisë për t'u regjistruar si kandidat presidencial për zgjedhjet e ardhshme të 14 majit. Sipas mediave turke, përfaqësuesit e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim të Erdoganit mbërritën në Këshill të martën për të dorëzuar dokumentet e regjistrimit.
Aktualisht, 18 politikanë deklaruan synimin e tyre për të kandiduar për postin më të lartë shtetëror. Kryetari i opozitës kryesore, Partia Popullore Republikane, Kemal Kilicdaroglu konsiderohet si konkurrenti kryesor i Erdoganit.
Përfaqësuesit e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim shoqëroheshin nga përfaqësues të Partisë Lëvizja Nacionaliste, e cila vepron në aleancë me partinë në pushtet. Ata deklaruan se të dy partitë vendosën të emërojnë Erdoganin si kandidat të vetëm dhe depozituan të gjitha dokumentet e nevojshme në Këshillin e Lartë të Zgjedhjeve, siç është përcaktuar nga ligji.
Zgjedhjet presidenciale në Turqi do të mbahen më 14 maj, njëkohësisht me zgjedhjet parlamentare. Për të fituar në raundin e parë, një kandidat presidencial duhet të sigurojë mbi 50% të votave. Ndryshe do të zhvillohet një raund i dytë, në të cilin dy kandidatët me mbështetjen më të lartë do të garojnë kundër njëri-tjetrit. Zgjedhjet e mëparshme presidenciale u zhvilluan më 24 qershor 2018 ku Erdogan fitoi me 52.6% të votave.
Në dhjetor të vitit të kaluar, Erdogan, deklaroi se nëse arrin të fitojë në zgjedhjet presidenciale të 14 majit, do të tërhiqet nga politika në fund të mandatit të tij.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet Kurti të largojë kryetarët shqiptarë nga zyrat në veri të Kosovës?
-
Po
35.7%
-
Jo
56.6%
-
Nuk e di
7.7%
Vota total: 860
Lajme të tjera
-
Korri sërish fitore në Turqi, fjalimi i parë i Erdogan pas zgjedhjeve: Triumfoi demokracia, do rizgjidhim marrëdhëniet me vendet mike! Ja plani ynë
31 Maj, 13:09
-
Lira turke shënon rënie të madhe pas fitores së presidentit Erdogan
29 Maj, 17:44
-
Aksident në Turqi, autobusi me mbështetës të Erdoganit përplaset me kamionin, 22 të plagosur
29 Maj, 09:01
-
Marrëdhënia BE-Turqi do të mbetet e vështirë
29 Maj, 08:47
-
Profili i Erdogan, nga shitës limonadash në njeriun me të pushtetshëm në Turqi
28 Maj, 22:23
-
Erdogan president i Turqisë për një mandat të tretë, Orban: Fitore e padiskutueshme në zgjedhje
28 Maj, 21:09
-
Erdogan president i Turqisë për një mandat të tretë! Politikanë të ndryshëm në botë e përgëzojnë! Rama e Begaj: Miqësia mes dy vendeve tona do rritet
28 Maj, 19:56
-
Turqia pret verdiktin e qytetarëve për presidentin e ri, Erdogan shpërndan para për fëmijët në shkollën ku votoi (VIDEO)
28 Maj, 16:03
-
Erdogan rizgjidhet president i Turqisë për një mandat të tretë! Fiton me diferencë të ngushtë votash përballë rivalit të tij opozitar
28 Maj, 07:38
-
Mobilizimi i votuesve në minutën e fundit, kyç për balotazhin presidencial në Turqi
27 Maj, 21:01
-
Të dielën balotazhi në Turqi, ‘nxehen’ tonet e fushatës! Erdogan ‘sulm me postera’, rivali me plan kundër emigrantëve
27 Maj, 15:52
-
Nesër zgjedhjet në Turqi, Erdogan favorit para raundit të dytë! Kreu i opozitës shpreson për një ndryshim
27 Maj, 08:09