Erdogan- Macronit: Po ti Kush je? Cilido që luan vetullën dhe syrin duhet të dijë se...

Erdogan- Macronit: Po ti Kush je? Cilido që luan vetullën dhe syrin duhet të dijë se...

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka deklaruar se "Ne kemi zgjedhur të luftojmë për të mirën dhe interesin e vendit dhe popullit tonë e jo për interesat tona personale", raporton Anadolu Agency.

"Ndihemi të trishtuar me çdo vlerë sociale dhe ekonomike që humbim. Si president i këtij vendi, ne dinim se si ta vazhdonim jetën tonë me një program shumë të rehatshëm, siç kanë bërë shumë nga pasardhësit tanë në të kaluarën. Si politikani më i lartë në këtë vend, edhe ne mund të preferonim ta shijonim fuqinë e pushtetit pa rrezikuar mbështetjen dhe prestigjin që kemi. Por, nëse do të vepronim kështu, do të kalonim një periudhë të rehatshme personalisht, por do të kishim parë humbjet e vendit tonë dhe të kombit tonë. Ne kemi zgjedhur të luftojmë për të mirën dhe interesin e vendit dhe  tonë e jo për interesat tona personale", tha Erdoğan gjatë një aktiviteti të Asamblesë së Unionit të esportuesve në Stamboll.

Ndërsa në lidhje me kërkimet në Mesdhe ai bëri të ditur se ata që i shikojnë vetëm si një grindje e thjeshtë për naftë dhe gaz natyror nuk i kuptojnë aspak këto punë. Erdoğan tha se "Jemi brenda blloqeve në zonat ekskluzive ekonomike në këto ujëra në Mesdheun Lindor, po i vazhdojmë dhe do të vazhdojmë kërkimet tona në vendet e rezervuara për ne. Ne kemi 4 anije, 3 prej tyre shpimi dhe 1 kërkimi. Më parë i merrnim me qira, ndërsa tani i kemi vetë këto anije. Cilido që luan edhe vetullën apo syrin duhet ta dijë se ne bashkë me fregatat tona dhe nëse do të jetë e nevojshme edhe me avionët tanë do të pozicionohemi pranë atyre anijeve dhe të punonjësve tanë".

"Dikush ka thënë se kanë dhënë urdhër për arrestimin e personelit në ato anije, por kjo duket e parealizueshme sepse forcat tona të armatosura ndodhen atje në mbrojtje të personelit punonjës dhe se do t'i mbrojmë nga fillimi e deri në fund ato", tha presidenti Erdoğan.

Ndërsa duke iu referuar deklaratës së presidentit fracez Emmanuel Macron që dëshirojnë tërheqjen e Turqisë nga kërkimet, presidenti Erdoğan thekson: "Çfarë po flet? Në radhë të parë çfarë pune keni ju atje. Ne ndajmë të njëjtat brigje, jemi vend garantues ku poashtu edhe Greqia dhe Britania. Po t'i kush je? Ju nuk keni identitet atje. Nëse je avokat atëherë na trego prokurën që flet në mënyrë të tillë. Sepse Tayyip Erdoğan flet si vend garantues, ku në këtë mund të flasë gjithashtu Greqia dhe Britania që janë vende garantuese".

Presidenti Erdoğan ka përmendur edhe zgjedhjet për kryebashkiankun e Stambollit që do të zhvillohen më 23 qershor. "Të gjithë ata që respektojnë demokracinë dhe ligjin duhet të pajtohen me rezultatin e zgjedhjeve që do të mbahen të dielën", tha ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale