Erdogan marrëveshje për dërgimin e trupave turke në Libi, reagim i ashpër i Greqisë dhe Qipros

Erdogan marrëveshje për dërgimin e trupave turke në Libi, reagim i ashpër i Greqisë dhe Qipros

Në një udhëtim të pa paralajmëruar për në Stamboll, kryeministri i Libise Fayez al-Serraj u takua me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.

Në tryezë, mbi të gjitha, marrëveshja për dërgimin e trupave turke në Libi për të ndihmuar qeverinë e Tripolit kundër përparimit të milicëve të besnikë të Marshallit Khalifa Haftar.

Dy javë më parë, Al-Serraj dhe Erdogan nënshkruan dy memorandume mirëkuptimi.

E para ka të bëjë për kufijtë e rinj detarë,zgjerimin e zonave përkatëse ekonomike ekskluzive, shfrytëzimin e rezervave të naftës dhe gazit në Mesdheun lindor, veprim ky që kundërshtohet ashpër nga Greqia, Qiprua dhe Egjipt dhe e dyta ka të bëjë me bashkëpunimin ushtarak.

Ajo siguron asistencë teknike ushtarake por mbi të gjitha mundësinë që Turqia të dërgojë trupa, nëse kërkohet nga qeveria e Tripolit.

“Marrëveshja mes Erdogan dhe Fayez al-Serraj u dërgua me urgjencë për aprovim në Parlamentin turk”, - konfirmoi Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu.

Nga ana tjetër, Rusia ka dërguar 1400 trupa ushtarake dhe civile për të mbështetur forcat e Haftarit.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tv shtetëror iranian: Sulmi u pilotua nga të infiltruar brenda vendit

Tv shtetëror iranian: Sulmi u pilotua nga të infiltruar brenda vendit