Erdogan në Kuvend: Shqipëria të marrë masa kundër “FETO” që marrëdhëniet tona të mos errësohen

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka mbajtur fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë. Ai u shpreh se Turqia dhe Shqipëria ka ndërtuar një marrëdhënie që i ka rrënjët e thella dhe se Turqia e sheh vendin tonë si një partner strategjik e ndërsa sërish vuri theksin te organizata ‘FETO’.

“Të nderuar zonja kryetare, të nderuar deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, zonja dhe zotërinj. Në emrin tim, delegacionit tim, e kombit tim ju përshëndes me ndjenjat më të përzemërta. Jam shumë i lumtur që vizitoj përsëri Shqipërinë me të cilën kemi shumë lidhje të forta historike e humane. Para 3 javësh kemi mirëpritur në Turqi zonjën Nikolla. Me të kemi shkëmbyer mendime se si të fuqizojmë marrëdhëniet tona parlamentare. Ne ramë dakord që rritja e kontakteve do të japë një kontribut serioz në zhvillimin e marrëdhënieve tona. Menjëherë pas shpalljes së Republikës së Shqipërisë, është bërë një nga marrëveshjet e para, e kjo marrëveshje që quhet marrëveshja e përjetshme e miqësisë në thelb zbulon që marrëdhëniet tona janë jo vetëm mes shteteve, por edhe njerëzve. Edhe pse ka kufij fizik mes nesh, për ne Shqipëria është fqinji ynë me zemër. Gjurmët e historisë tonë të përbashkët janë në ndërtesat e ngurta të Shkodrës. Këto marrëveshje bashkëpunimi, që rrënjët i kanë të thella janë të forta e të pa lëkundura. Deklarimi i njëanshëm i kryeministrit në 2013, që Turqia është një nga partnerët strategjikë, është panorama e asaj që po shohim sot. Ne kemi ngritur zyrtarisht marrëdhëniet tona në nivelin e partnerit strategjike.

Ne duhet të kontribuojmë për paqen e qetësinë e vendeve tona, të rajonit e botës. Kur Turqia e Shqipëria të shtrëngojnë duart, me lejen e Zotit nuk ka asnjë problem që nuk e zgjidhim. Për aq kohë sa mbrojmë vëllazërinë e vendosmërinë tonë, unë sinqerisht besoj se së bashku nuk do lejojmë të prishë këtë panoramë të bukur që po shohim të gjithë së bashku. Krijimi i një mjedisi paqeje, besimi e stabiliteti në Ballkan. Sigurimi i marrëdhënieve miqësore janë prioritet për qeverinë turke. Ne ndjekim rolin që ka luajtur Shqipëria në Ballkan dhe për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur, qoftë nga aleatet e NATO-s që kanë dhënë kontribut të veçantë. Roli i Shqipërisë ka qenë konstruktiv. Ne jemi në solidaritet me Shqipërinë. Me këtë rast, dua të uroj Shqipërinë për anëtarësimin e përkohshëm Këshillin e Kombeve të Bashkuara. Do të kemi kënaqësinë të ndajmë me Shqipërinë përvojat dhe eksperiencat që kemi pasur në këtë detyrë që e kemi pasur në të kaluarën. Populli turk qëndron me atë shqiptar siç ka qenë gjithmonë. Prania e organizatës FETO, mos të lërë që marrëdhëniet tona të errësohen për këtë arsye dhe në vizitat e ardhshme që do të zhvillojmë në Turqi të ketë marrë një formë të prerë”, tha Erdogan.

 


Lajmi kryesor:

Erdogan: Të merren hapa më të shpejta kundër FETO në Shqipëri që raporti ynë të mos errësohet! Rama: S’kemi pse zgjedhim andej ose këtej! Turqia mike, SHBA-BE aleate strategjike


B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

'Tempulli' deri tani u sekuestruan mbi 1600 kg drogë, Balla: Do vijojmë

'Tempulli' deri tani u sekuestruan mbi 1600 kg drogë, Balla: Do vijojmë