Erdogan në Washington: Rezoluta e Kongresit për gjenocidin ndaj armenëve e turpshme, Trump: Jam fans i Erdogan

Erdogan në Washington: Rezoluta e Kongresit për gjenocidin ndaj armenëve e turpshme, Trump: Jam fans i Erdogan

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në konferencën e përbashket për shtyp në Shtëpinë e Bardhë me homologun amerikan Donald Trump, tha se Turqia është e “lënduar thellë" nga rezoluta e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan që njeh vrasjet masive të armenëve një shekull më parë nga turqit osmanë si gjenocid dhe se “Rezoluta mund të hedhë hije të thella mbi marrëdhëniet dypalëshe".

Presidenti Erdogan tha se vendimmarrësit për një ngjarje 104 vjet më parë duhet të jenë historianët, jo politikanët.

Historianët vlerësojnë se deri në 1.5 milion armenë u vranë në kohën e Luftës së Parë Botërore, dhe shumë studiues e shohin atë si gjenocidin e parë të shekullit të 20-të. Turqia e kundërshton këtë përshkrim të asaj që ndodhi.

Ndërkohë dhjetra kurdë dhe përkrahës të tyre jashtë shtëpisë ovale valvisnin flamuj kurdë dhe amerikanë për të protestuar ndaj Erdogan dhe ofensivës turke në Sirinë veriore.

Në konferencën e përbashkët me homologun turk, Rexhep Taip Erdogan, Trump theksoi ai është një fans i madh i presidentit turk dhe se i ka kërkuar shteteve evropiane që të marrin mbrapsht njerëzit e tyre që ndodhen në kampet siriane, por ato nuk kanë pranuar.

“Kam folur me Evropën për këtë. Mendoj se duhet të na kishin ndihmuar me ISIS-in sepse shumë prej tyre (xhihadistëve) u larguan nga Franca, Gjermania, Britania e Madhe dhe shtete të ndryshme. Këto shtete duhet të na kishin ndihmuar sepse nëse ata do të lirohen, çka ne do e bëjmë, por nëse ata lirohen, do të duan të kthehen pas në Francë, Gjermani, Britaninë e Madhe dhe në të gjitha ato shtete që nuk po na ndihmojnë. Unë u dhashë mundësinë: Doni t’i merreni mbrapsht? Dhe në mënyrë inteligjente ata thanë “jo, faleminderit”. Por kjo nuk është e drejtë”, u shpreh Trump.

Presidenti Donald Trump tha në konferencë se blerja e sistemit të mbrojtjes ajrore ruse nga Turqia krijon ''sfida serioze”, por shtoi se shpreson që ato të zgjidhen.

Turqia, anëtare e NATO-s, e zemëroi SHBA-në kur bleu sistemin rus S-400. Uashingtoni thotë se sistemi në fjalë paraqet një kërcënim për aeroplanët e NATO-s dhe të SHBA. Administrata Trump u përgjigj duke e larguar Turqinë nga programi për prodhimin e avionit luftarak F-35.

Presidenti Trump tha të mërkurën se ai kishte biseduar për këtë çështje me presidentin e Erdogan dhe i ka kërkuar Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo dhe këshilltarëve të tjerë që të përpiqen për ta zgjidhur problemin.

Ndërkaq, në një takim që patën me Presidentin Trump dhe zotin Erdogan të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë, pesë senatorë republikanë i bënë presion presidentit të Turqisë për të ditur arsyen se pse Turqia bleu sistemin rus, megjithëse është anëtare e NATO-s.

Senatorët gjithashtu shprehen shqetësim për forcat kurde të mbështetura nga SHBA që janë vënë në shënjestër nga Turqia.

Presidenti Erdogan i sheh forcat kurde në Siri si zgjatim të grupit separatist kurd që lufton brenda Turqisë që nga vitet '80.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Intervista ekskluzive/ 45 minutat e rrëfimit të kryeministrit Edi Rama, sot në 17:00 në ‘Studio Live’ në Report TV

Intervista ekskluzive/ 45 minutat e rrëfimit të kryeministrit Edi Rama, sot në 17:00 në ‘Studio Live’ në Report TV