Erdogan paralajmëron: Turqia nuk dëshiron të hyjë në luftë me Greqinë, por do të vazhdojë t'i përgjigjet shkeljeve ajrore

Erdogan paralajmëron: Turqia nuk dëshiron të hyjë në luftë me Greqinë, por do të vazhdojë t'i përgjigjet shkeljeve ajrore

Presidenti turk, Erdogan

Presidenti turk Rexhep Erdogan akuzoi Greqinë për 147 shkelje ajrore të hapësirës ajrore turke dhe shpjegoi se forcat ajrore turke do të përgjigjen, duke bërë të qartë se nuk po shqyrton asnjë takim me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, megjithëse, siç tha ai, shumë liderë bënë përpjekje për t'i pajtuar.

“Turqia nuk dëshiron të hyjë në luftë me Greqinë, por do të vazhdojë t'i përgjigjet “shkeljeve” të hapësirës ajrore turke”, tha Recep Tayyip Erdogan, një ditë pas kthimit nga Samiti i NATO-s në Madrid.

Presidenti turk në deklaratat e tij pas namazit të xhumasë në Kostandinopojë është pyetur për marrëdhëniet greko-turke dhe mundësinë e zbutjes së tensioneve, pas deklaratave të Kyriakos Mitsotakis në favor të Turqisë për çështjen e terrorizmit. Siç tha ai, nuk po mendon për ndonjë takim me kryeministrin grek, ndonëse siç tha ai, shumë liderë bënë përpjekje për t'i “pajtuar” në Madrid.

Në të njëjtin kontekst, ai akuzoi Greqinë për “shkelje”. “Ata kanë kryer 147 shkelje ajrore në një kohë shumë të shkurtër. Pra, nëse jemi fqinjë, nëse jemi miq nëse duam të jetojmë në paqe, pse po e shkelni hapësirën tonë ajrore 147 herë? Sigurisht, kur ju bëni shkelje të tilla, atëherë cila është detyra jonë? Forcat tona ajrore gjithashtu do të mobilizohen dhe do t'ju japin atë që ju nevojitet. Kjo është ajo që bën forcat tona ajrore”, tha

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta ‘kokë më kokë’ me Kryemadhin: Një nga ne në Kryesi! S’do të thotë se do ikë Monika, mund të largohet edhe Iliri! Vendos vota

Meta ‘kokë më kokë’ me Kryemadhin: Një nga ne në Kryesi! S’do të thotë se do ikë Monika, mund të largohet edhe Iliri! Vendos vota