Erdogan: Turqia do të vazhdojë me vendosmëri sondimet në Mesdheun Lindor

Erdogan: Turqia do të vazhdojë me vendosmëri sondimet në Mesdheun Lindor

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi të enjten mbrëma se Turqia do të vazhdojë me vendosmëri aktivitetet e kërkimit të hidrokarbureve në Mesdheun Lindor.

Erdogan organizoi një konferencë të përbashkët shtypi me Kryeministrin e Republikës Turke të Qipros së Veriut, Ersin Tatar, i cili realizoi një vizitë zyrtare në Ankara.

“Sikurse mbrojmë të drejtat tona, ne do të vazhdojmë të mbrojmë me të njëjtën vendosmëri edhe interesat e turqve qipriotë në Ishull dhe rajon. Shkaktar i problemit në Qipro dhe i zvarritjes së tij deri në të sotmen është plotësisht qëndrimi i papajtueshëm i grekoqipriotëve”, theksoi ai.

Kreu i shtetit turk vlerësoi edhe zhvillimet në Mesdheun Lindor.

“Ata që dje përpiqeshin të merrnin kontrollin e Ishullit duke derdhur gjakun e turkoqipriotëve, të njëjtin objektiv synojnë ta arrijnë sot me sulme politike dhe ekonomike. Rruga e gjithëpritur e zgjidhjes në Ishull hapet vetëm nëse pala grekoqipriote vjen në një terren kompromisi të sinqertë dhe realist”, u shpreh Erdogan duke potencuar se çdo projekt që injoron Turqinë dhe RTQV-në në Mesdheun Lindor, nuk mund të realizohet në asnjë mënyrë.

Presidenti turk paralajmëroi gjithashtu se vendi i tij nuk do të hezitojë kurrsesi për t’u dhënë përgjigjen e nevojshme atyre që s’kanë marrë mësim nga e kaluara, nëse ka ende të tillë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksioneve dhe dalja në ankand, KF Tirana: Dezinformim i qëllimshëm, synon tjetërsimin e aseteve të klubit

Bllokimi i aksioneve dhe dalja në ankand, KF Tirana: Dezinformim i qëllimshëm, synon tjetërsimin e aseteve të klubit