Erdogan: Turqia është një nga vendet më të ekspozuara ndaj lajmeve të rreme

Erdogan: Turqia është një nga vendet më të ekspozuara ndaj lajmeve të rreme

Turqia është një nga vendet më të ekspozuara ndaj lajmeve të rreme, ndërsa dezinformimi po përhapet si sfidë gjatë procesit të digjitalizimit, tha presidenti Recep Tayyip Erdogan, raportojnë mediat e huaja.

“Turqia është një nga vendet më të ekspozuara ndaj lajmeve të rreme në botë për shkak të vendndodhjes së saj strategjike, politikave origjinale që ajo ndjek dhe qëndrimit të saj parimor për çështjet rajonale dhe globale”, tha Erdogan në një video-mesazh në Samitin Stratcom 2022.

Gjatë samitit dyditor që filloi sot në Istanbul, pjesëmarrësit do të trajtojnë tema globale në fushën e komunikimit strategjik. Duke u mbledhur nën temën "Komunikimi Strategjik në Epokën e Pasigurisë", platforma përmban 52 folës nga më shumë se 24 vende dhe një audiencë të shquar prej mbi 3 mijë personash.

Erdogan tha se në vazhdën e digjitalizimit, po ndodhin transformime të mëdha në mjetet e komunikimit dhe burimet e lajmeve, duke shtuar se “ndotja informative” dhe dezinformimi po përhapen si dy sfidat më të theksuara të periudhës aktuale.

Presidenti turk theksoi se kanalet digjitale po përdoren gjithnjë e më shumë si element i operacioneve psikologjike në tensionet dhe konkurrencën ndërshtetërore.

“Hipokrizia gjatë luftës sonë të drejtë kundër organizatave të përgjakshme terroriste, veçanërisht DEASH, FETO dhe PKK, e ka zbuluar vazhdimisht këtë të vërtetë tronditëse. Së fundmi, gjuha e disa organizatave ndërkombëtare mediatike që e pamë pas aktit terrorist në rrugën Istiklal ka qenë në favor të autorëve”, tha Erdogan.

Ai tha se nevojitet një komunikim, e cila duhet të jetë e përqendruar tek e vërteta. Më 13 nëntor, grupi terrorist YPG/PKK kreu sulm terrorist në rrugën e frekuentuar Istiklal të Istanbulit, duke vrarë gjashtë persona dhe duke plagosur 81 të tjerë.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Të dielën ndërrohet ora: Si do të lëvizin akrepat! Flemë më pak, por dita zgjat më shumë

Të dielën ndërrohet ora: Si do të lëvizin akrepat! Flemë më pak, por dita zgjat më shumë