Erdogani 'lë në këmbë' Von Der Leyen, i pranishëm edhe ai në takim reagon presidenti i KiE, 'i trishtuar' por nuk kërkon falje

Erdogani 'lë në këmbë' Von Der Leyen, i pranishëm edhe ai në takim reagon presidenti i KiE, 'i trishtuar' por nuk kërkon falje

Presidenti I Këshillit Evropian Charles thotë se ai është i trishtuar për gafën gjatë takimit me Presidentin turk Erdogan që la Ursula von der Leyen pa karrige por nuk kërkoi falje.

Pamjet tregojnë momentin e vështirë që Michel dhe presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan u ulën në dy karrige duke e lënë Von der Leyen të pyeste se ku duhej të ulej. Si përfundim ajo u ul në një divan, pak më larg nga të dy burrat.

Incidenti sjell edhe njëherë Turqinë nën vëmendjen e ndërkombëtarëve për të drejtat e grave pas tërheqjes nga Konventa e Stambollit, një traktat ndërkombëtar për parandalimin e dhunës në familje.

Por Michel, presidenti i Këshillit Evropian, nuk i ka shpëtuar kritikave. Ai nuk ia ofroi vendin e tij Von der Leyen, e cila është edhe presidentja e parë femër e Komisionit Evropian pavarësisht se të dy janë në një rang të barabartë.

Si reagoi Charles Michel?

Michel, me anë të një postimi në Facebook u shpreh se

" Respektimi i rreptë I kushteve të protokollit nga shërbimet turke prodhoi një situatë shqetësuese: trajtim të diferencuar, madje të reduktuar të Presidentes së Komisionit Evropian. Imazhet e pakta që u shfaqën krijuan përshtypjen se isha i pandjeshëm ndaj kësaj situate.  Asgjëja nuk është as afër realitetit, as ndjenjave të mia më të thella. As afër parimeve të respektit që mua më duken thelbësore ."

Duke përdorur ‘Ne’  Michel tha se ai dhe Von der Leyen preferuan të përqendroheshin në thelbin e diskutimit me Erdogan, i cili përfshinte të drejtat e grave, në vend që të përkeqësonte incidentin.

"Unë jam i trishtuar për dy arsye. Së pari, nga përshtypja e dhënë që unë isha indiferent ndaj shkeljes së protokollit për Ursulën. Jam i nderuar të marr pjesë në këtë projekt evropian, ku dy nga katër institucionet drejtohen nga gratë, Ursula von der Leyen dhe Christine Lagarde. Së dyti unë jam i pikëlluar, sepse kjo situatë ka vënë në hije punën e madhe dhe të dobishme gjeopolitike që kemi kryer së bashku në Ankara dhe prej së cilës shpresoj se Evropa do të korrë frytet e saj, " tha Michel.

Çili ka qënë reagimi i Turqisë?

"ne plotësuam kërkesat e BE. Kjo do të thotë që rregullimi i ulëseve ishte bërë në përputhje me sugjerimet e tyre. Njësitë tona të protokollit u mblodhën më parë dhe kërkesat e tyre u realizuan," tha ministri i jashtëm i Turqisë Mevlüt Çavuşoşlu. "

Për shkak të masave të sigurisë  kundër COVID-19 ekipi i protokollit të Von der Leyen nuk fluturoi për në Turqi dhe organizimi i takimit u realizimi nga stafi i Michel dhe delegacioni i BE në Ankara.

Çfarë reagimesh ka sjellë 'gafa e karriges ' në Bruksel?

Gafa ka nxitur një reagim të madh midis euro deputetëve të cilët ndryshe nga qeveritë kombëtare, janë më të prirur të kritikojnë Turqinë.

Në veçanti kanë reaguar eurodeputetët femra. Sophie In 't Veld, nga grupi liberal” Të rinovojmë j Evropën”,  shpërndau fotografi në Twitter nga takimet e mëparshme BE-Turqi, ku Presidenti i atëhershëm i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker tregohet i ulur në të njëjtën karrige me Presidentin e atëhershëm të Këshillit Evropian Donald Tusk .

Partia Popullore Evropiane (EPP), grupi më i madh në Parlamentin Evropian, tha të enjten në mëngjes se do të thërrasë një debat - në prani të Michel dhe Von der Leyen - për të zbuluar se çfarë ndodhi në Ankara.

"Vizita në Ankara e Presidentëve Von der Leyen dhe Michel duhet të ishte një mesazh i vendosmërisë dhe unitetit të qasjes së Evropës ndaj Turqisë. Për fat të keq, ajo ka rezultuar në një simbol të përçarjes pasi presidentët dështuan të qëndronin së bashku kur ishte e nevojshme. Ne presim më shumë nga politika e jashtme e Evropës ”, tha kryetari i EPP Manfred Weber.

EPP, pjesë e së cilës është edhe vetë Von der Leyen si anëtare e Partisë Demokristian Gjermane (CDU), dëshiron të diskutojë angazhimet e BE ndaj Turqisë në lidhje me vizat dhe bashkimin doganor, tensionet në Mesdheun Lindor dhe marrëdhëniet me Qipron.

Iratxe García Pérez, kryetarja e grupit SocialDemokrat (S&D), tha se grupi i saj do të kërkojë një debat mbi vizitën në Ankara të përfshihet në axhendën e seancës së ardhshme të Parlamentit, e planifikuar të mbahet me 26 Prill. Lideri socialist më parë kishte thënë se episodi " i gafës së karriges " ishte "i turpshëm".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Me telefon dhe pa rrip sigurie, katër shoferë të arrestuar në 24 orët e fundit në Tiranë

Me telefon dhe pa rrip sigurie, katër shoferë të arrestuar në 24 orët e fundit në Tiranë