Erik Lloshi sqaron përplasjen me Anxhela Peristerin: 'Ky është defekti i saj më i madh…'

Prej ditësh është diskutuar marrëdhënia mes dy këngëtarëve të cilët shqueshin për miqësinë e tyre të ngushtë. Por, që nga dita kur Erik Lloshi nuk mori pjesë në koncertin e Anxhela Peristerit, u dyshua se mes tyre mund të kishte ndodhur një konflikt apo se marrëdhëniet e tyre nuk ishin dhe aq të mira, ndërsa mos prania e Anxhelës, në një ndër ditët më të rëndësishme të jetës së tij, siç është dasma, u duk sikur u dha fund aludimeve duke i bërë të gjithë të mendojnë se ata nuk komunikojnë më me njëri-tjetrin. Ndërsa ditën e sotme, vetë këngëtari hodhi dritë mbi këtë çështje duke sqaruar gjithçka.

I ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, Këngëtari Erik Lloshi foli për jetë e tij private, karrierën por edhe për marrëdhëniet e tij me këngëtarë të tjerë, ku një ndër to ishte edhe Anxhela Peristeri.

Është një nga mikeshat e mia më të mira, kemi një marrëdhënie shumë të mirë bashkë si kolegë, si shok, si miq, shumë të forte e kemi… Unë në koncertin e Anxhela Peristerit kam munguar për arsye shëndetësore. Kam qënë shumë sëmurë dhe kam qënë komplet i padisponueshëm për të kënduar, për të ndejtur në këmbë, jo për të kënduar, kështu që ndodh, nuk kemi çfarë t’i bëjmë. Përpara shëndetit nuk vihet asgjë. Kështu që dhe Anxhela e mirëkupton shumë mirë këtë gjë, pavarësisht se u mërzit shumë, unë e di që është mërzitur shumë sepse unë isha i ftuari i saj special, një ndër të ftuarit më kryesor në koncertin e saj…
Unë me Anxhelën jemi shumë të lidhur me njëri-tjetrin dhe kemi një duet që ajo e ka shumë përzemër po edhe unë e kam shumë përzemër. Kjo është e vërteta që t’a merrni vesh që të gjithë" - tha Erik Lloshi.


Këngëtari Erik Lloshi i ftuar në studion e "Rreze Dielli"

Ndërkaq, i pyetur se cilat janë të mirat, por edhe defektet e saj, ai zbuloi se këngëtarja ka një problem të vogël. Ajo nevrikoset shpejt dhe është shumë strikte, aq sa nuk toleron as vonesat në punë.

Është shumë e mire, është si zemër, nuk e di çfarë të them, por që thjesht ka problem që nevrikoset shumë shpejtë, dhe po u nevrikos Anxhela i thyen të tëra. Është shumë strikte në gjërat që kërkon… dhe e kap ankthi shumë, qoftë për oraret, për këto. Vete gjithmonë gjysmë ore para dhe i thosha në fillim kur erdhi nga Greqia, qetësohu se jemi në Shqipëri, nuk ka orare këtu." - përfundoi ai.


Këngëtari Erik Lloshi i ftuar në studion e "Rreze Dielli"
 

1/2
/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Jetë kulturore në Fier! Çelet sezoni teatror deri në fund të tetorit, në skenë 11 shfaqje

Jetë kulturore në Fier! Çelet sezoni teatror deri në fund të tetorit, në skenë 11 shfaqje