Erozioni në plazhin e Vlorës, qytetarët: Të merren masa, po shkatërrohen bukuritë e ambientit

Në një vijë bregdetare prej 5 km nga fundi i Plazhit të Vjetër deri në afërsi të TriPortit, çdo vit humbet sipërfaqe plazhi nga hyrja e detit në tokë.

Qytetarë  dhe peshkatarë tregojnë se plazhi para disa vitesh ka qenë rreth 30-40 metra, ndërsa sot është mbuluar nga deti i cili po shkatërron edhe pishat shumëvjeçare.

‘Duhen marrë masat e duhura se është një fenomen që prish bukuritë e ambientit dhe largon dhe turizmin. Dikush e frekuenton detin në stinën e verës por ka që vijnë edhe në stinën e vjeshtës. Fatkeqësisht, ndodhemi përballë këtij faktori që po çon drejt shkatërrimit të plotë’,  thotë një qytetar.

‘Deti ka ardhur nja 10 metra, ka marrë tokë. Këtë e shohim tek pishat i ka rrëzuar, pishat kanë rënë të gjitha në tokë’ shton një qytetar tjetër.

Duke peshkuar prej vitesh në Plazhin e Vjetër, peshkatarët thonë se erozioni është i dukshëm dhe çdo vit rrëmben sipërfaqe toke.

‘Këtu ka përparuar deti është futur brenda. Por ka shumë hedhurina, buknkerë, çimento. Ça nuk ka këtu, atje i lemë dhe grepat’, shprehte një peshkatar.

‘Shumë, keq, erozioni ka bërë punën e tij. I ka shkulur pemët. Këto pemët duhet të ishin pastruar e rregulluar që të vinin turista nga e gjithë bota’, shton një tjetër.

Fenomeni është cilësuar i rrezikshëm nga specialistët e mjedisit të cilët thonë se vjen për shkak të ndryshimeve klimaterike. Mbjella e pemëve të reja është mundësia e vetme për të frenuar dëmet.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Nuk iu bind urdhrit të policisë, arrestohet 37-vjeçari, në automjet kishte 11 emigrantë

Gjirokastër/ Nuk iu bind urdhrit të policisë, arrestohet 37-vjeçari, në automjet kishte 11 emigrantë