Ervin Mete vendoset në krye të AMF-së

Ervin Mete vendoset në krye të AMF-së

Ervin Mete emërohet në krye të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Kjo u vendos në  në mbledhjen e sotme të qeverisë, ndërsa Mete ka zëvendësuar Ervin Koçin, të cilit i mbaroi mandati. Ervin Mete më herët mbante postin e zëvendësministrit të Financave dhe është liruar nga detyra në 22 maj të 2017-ës.

Ervin Koçi, u emërua në krye të AMF-së më 6 prill 2017, pas shkarkimit të drejtueses së këtij institucioni Enkelejda Shehi.

Propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të kandidaturës për anëtar të bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që do të mbajë funksionin e drejtorit të përgjithshëm ekzekutiv të autoritetit

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 6, të ligjit nr.9572, datë 3.7.2006, “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

Propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të kandidaturës së z.Ervin Mete për anëtar të bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, i cili do të mbajë funksionin e drejtorit të Pëgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


Lajmi kryesor:

Nga kreu i AMF, plani kombëtar i integrimit tek lëvizja e lirë me një vend të Europës! Vendimet që u morën në mbledhjen e qeverisë


  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet