Esat Pasha i dhuroi 5000 franga ushtrisë franceze

Esat Pasha i dhuroi 5000 franga ushtrisë franceze

“Le Temps” ka botuar, të shtunën e 29 prillit 1916, në faqen n°4, një shkrim në lidhje me gjestin e Esat Pashë Toptanit për ushtrinë franceze, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Një gjest nga Esat Pasha

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi: Bibliothèque nationale de France

Ne e dimë që Esat Pasha, president i qeverisë së Shqipërisë, kohët e fundit vizitoi frontin francez të ushtrisë ...* dhe se ai mori pjesë në 7 Prill në paradën e një regjimenti dhe ceremoninë e dekorimeve që e shoqëruan atë.

Pas kësaj ngjarje, Esat Pasha i dërgoi letrën e mëposhtme komandantit të përgjithshëm të ushtrisë ... * :

“Gjenerali im,

Unë nuk do ta harroj kurrë spektaklin e shkëlqyeshëm, të cilin e ndoqa pranë jush kur, në këtë fushë të Champagne-s, ku rreh zemra e Francës, përpara flamujve të regjimenteve, në prani të trupave tuaja të bukura, ju, gjenerali im, me shpatën tuaj, bëtë anëtarë të Legjionit të Nderit këta ushtarë trima, të rreshtuar para jush, me fytyrat luftarake të cilat pasqyronin heroizmin e shpirtit të tyre. Ky kujtim është edhe më i ëmbël dhe më i shtrenjtë për mua që kur u bëra vëllai i tyre, pasi Presidenti i Republikës më bëri nderin të më jepte gradën e Oficerit të Madh të urdhërit tuaj kombëtar.

Duke menduar për ta, mendimi im i drejtohet edhe atyre që kanë dhënë jetën në nder të marrjes së këtij urdhri të lavdishëm, por edhe grave dhe jetimëve që i vajtojnë. Ndoshta midis familjarëve të legjionarëve në ushtrinë tuaj ka ndonjë vuajtje urgjente për t’u lehtësuar ? Prandaj, më lejoni, Gjeneral im, t’ju dërgoj 5.000 franga, duke kërkuar që të këshilloni zemrën tuaj për t’i shpërndarë ato.

Unë pashë në gjoksin tuaj shkëlqimin e këtij ylli që më krenon dhe më jep forcë, kjo është një lidhje më shumë midis jush, gjenerali im dhe tërësisë suaj të përkushtuar.”

ESATI.

Kështu, shuma e vënë në dispozicion të ushtrisë ... * nga Esat Pasha do të ndahet në dhjetë pjesë nga pesëqind franga dhe do t’u shpërndahet atyre që e meritojnë më shumë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mili: 06/02/2020 10:25

    Shiko, nga letra kuptohet qe paska qënë diçka personale, dmth qe osmanet e kane në natyre të bejne dhurata për të kerkuar me vone favore. Tradhetari u dhuron pará ndihmësve historikë të fqinjëve që kerkonin kerkojne dhe do të vazhdojne të kerkojne zhdukjen e shqiptarëve!

    Përgjigju
  • Kafsha: 06/02/2020 10:20

    Kush janë këta që rremojne “bemat” e tradhetareve dhe pse?! Mos vallë duan qe Avninë ta bëjnë Esat e Esatnë Avni?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS