Esat Pashë Toptani për gazetën greke (1913) : Nuk e besoj krijimin e një shteti shqiptar, është popull me të meta, të paditur...

 Esat Pashë Toptani për gazetën greke (1913) : Nuk e besoj krijimin e një shteti shqiptar, është popull me të meta, të paditur...

Esat Pashë Toptani

L’Echo de Paris” ka botuar, të martën e 25 marsit 1913, në faqen n°3, intervistën e Esat Pashë Toptanit, dhënë asokohe gazetës greke “L’Acropolis” në lidhje me opinionin e tij mbi krijimin e një shteti të pavaur shqiptar, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

“L’Acropolis” boton një intervistë me Esat Pashën. I pyetur se çfarë mendon mbi formimin e shtetit shqiptar, ai u përgjigj :

“Unë mendoj se një shtet i tillë, midis Malit të Zi, Serbisë, Bullgarisë dhe Greqisë, kurrë nuk do të mund të jetojë : mosbindja është diçka e pranishme në mesin e shqiptarëve; ata duan rrëmujën dhe vjedhjen. Si do të mund të jetojë ky popull, me të meta të tilla, të paditur, pa civilizim dhe mysliman ?

E rrethuar nga elementë të një race dhe feje tjetër midis kombeve të përparuara në civilizim dhe artin ushtarak, Shqipëria është një Turqi e vogël. Kur një Turqi e madhe nuk mundi të jetonte në Evropë, si mund të rezistojë një Turqi e vogël si Shqipëria ?

Nëse Austria dhe Italia, vazhdoi Esat Pasha, kërkojnë të krijojnë një Shqipëri të pavarur, ato humbin kohën e tyre, por nëse kërkojnë të krijojnë një provincë austro-italiane, atëherë këto fuqi do të mbështesin këtë shtet të vogël, por pa dobi do të kërkojmë në të ardhmen shtetin shqiptar.” (Havas)./ Darsiani.com

Artikulli ne gazeten greke

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Esati: 11/05/2021 23:02

    Propaganda ne gjith madheshtine e saj .... Artikulli ne gazeten Greke eshte per Esat Pashen e Jannines JO PER esat Toptanin.

    Përgjigju
  • shqiptari: 02/12/2019 12:51

    Nje bastard antishqiptar si shume te tjere qe e pasuan qe tani na jane bere "patriote dhe atdhedashes" sepse antishqiptaret qe jane gjalle po mundohen te manipulojne opinionin qe te duket se sa "shume" e duan kete vend qe i beri bejlere e agallare nga hici.Qe nga ZOGU i halese dhe te gjithe ata qe pasuan,pervec ISMAIL QEMALIT,te gjithe te tjeret vune gjithcka ne dispozicion te Serbise e Greqise.Historia do te qartesoje kush e deshte dha sa e deshte kete vend.

    Përgjigju
  • Enio: 01/12/2019 14:37

    Pacim sa malet ilir meten dhe sali berishen se na cane ne mes qe nga 1993 . Prandaj kemi mbet si nena pa femuje duke na plackit sa iliri sa sliu , edi rama e tegjithe me radhe duke i pagu taksa haraci kety tradhtarve e plackites se shqipnise.

    Përgjigju
  • Cufi: 01/12/2019 04:26

    Sikur ka te drejte, po si tja bejme tani qe austria na beri shtet..vjedhin politikanet ne baze te tradites, vidh dhe populli. Duhet te gjejme nje menyre per tu zhvilluar.

    Përgjigju
  • Emriu: 01/12/2019 00:31

    Behuni pak serioz. Mos botoni lajme te ketilla te rreme. Esati vete ka qene musliman. Keto jane idiotesira.

    Përgjigju
  • ILIR: 30/11/2019 21:30

    BURRA SI AVNI RUSTEMI I DUHEN KESAJ SHQIPERIE PO SLINDIN ME TE TILLE.

    Përgjigju
  • Babi: 30/11/2019 19:39

    Le ta lexoje dhe fezviu qe te bro ndonje emision per craven e tij.hallall plumbi I Avniut

    Përgjigju
  • roni: 30/11/2019 18:44

    C'DO GJE QE thote esat pasha toptani, eshte I drejte,,thirrini mendjes o shqiptare ,

    Përgjigju
  • Alb: 30/11/2019 16:53

    Si personazh shume i flliqur si opinion deri diku i vertet sidomos po te marresh parasysh 30 vjet demokraci.

    Përgjigju
  • Xxx: 30/11/2019 15:48

    Avni Rustemi te ra hakut mu ne mes te Parisit

    Përgjigju
  • Tirona: 30/11/2019 13:21

    Yt rrac muti .. brez pas brezit mut..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Përkujtohet 80-vjetori i betejës së Margëlliçit, Balla: Askush mos guxoj të përdhosë historinë dhe të rivrasë të rënët tanë

Përkujtohet 80-vjetori i betejës së Margëlliçit, Balla: Askush mos guxoj të përdhosë historinë dhe të rivrasë të rënët tanë