'Është liruar Konstandin Xhuvani', Report Tv zbulon të vërtetën pas postimit të Berishës

'Është liruar Konstandin Xhuvani', Report Tv zbulon të vërtetën pas postimit të Berishës

Sali Berisha dhe Konstandin Xhuvani

TIRANË- Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha në Facebook ka postuar denoncimin e një qytetari, i cili pretendon se ka parë në QSUT, vrasësin e 5 personave, Konstandin Xhuvanin. 

Sipas qytetarit, Xhuvani nuk është më në burg, pasi para dy javësh ka qënë në QSUT, ku edhe është bërë operim nga apendisiti dhe më pas është marrë nga familjarët brenda ditës. 

Postimi i plotë i Berishës:

Pas postimit të Berishës, Report Tv ka kontaktuar me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, të cilët kanë konfirmuar ndërhyrjen kirurgjikale të Xhuvanit por janë shprehur se ai aktualisht ndodhet i hospitalizuar në IVSHB (Spitali i Burgut) dhe më pas përmirësimin e gjendjes shëndetësore do të transportohet drejt burgut të Fushkrujës. 

Pak pas prononcimit për Report Tv, me anë të një deklarate për shtyp Drejtoria e Burgjeve ka dhënë edhe detaje për rastin e të burgosurit Xhuvani duke përgënjeshtruar lajmin për lirimin e tij.  

Deklarata e plotë e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve:

Të nderuar përfaqësues të Medias së shkruar dhe vizive,

Nisur nga një lajm krejtësisht i pavërtetë i përhapur në disa portale të disa mediave në vend, pa asnjë konfirmim zyrtar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, që pretendonte për lirimin e të dënuarit Kostandin Gjergj Xhuvani, sqarojmë sa më poshtë vijon:

Kostandin Gjergj Xhuvani i datëlindjes 24.06.1989, lindur dhe banues në Tiranë, është dënuar më 35 vjet burgim me vendimin Nr.670 datë 10.03.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Nga dënimi i dhënë i mbeten për të vuajtur edhe 30 vjet 7 muaj 29 ditë burgim, për kryerjen e veprave penale “Vrasje në Rrethana Cilësuese” dhe “Armëmbajtje pa Leje” parashikuar nga nenet 79/dh dhe 278/5 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, dënim të cilin është duke e vuajtur në seksionin e sigurisë së lartë në IEVPenale Fushë Krujë.

Si çdo i dënuar tjetër, edhe të dënuarit Konstandin Xhuvani i garantohen të drejtat e përcaktuara në Ligjin Nr. 8328, datë 14.06.2018, “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve” (i ndryshuar).

Thënë kjo, ju bëjmë me dije se në datën 30.10.2018 Kostandin Xhuvani është hospitalizuar ne IVSHB (Spitali i Burgut) për disa probleme shëndetësorë, me diagnozë Nodus hemoroidal, me kartelë klinike 407.

Në momentin e pranimit në Spital, pacienti paraqitej i zbehtë, ankonte për këputje trupore dhe dhimbje rektale. Menjëherë janë realizuar ekzaminimet dhe konsulta mjekësore me mjekun specialist proktolog të “ QSUT Nënë Tereza”, ku ka rezultuar me:

* Anemi(Hb 8mg/dl).

* Prolaps hemoroidal.

Në këto kushte, mjeku specialist ka kërkuar ekzaminimin mjekësor sigmoidoskopi. Në datën 04.11.2018, është realizuar ky ekzaminim dhe konsulta me mjekun specialist, ku është rekomanduar ndërhyrje kirurgjikale.

Në datën 05.11.2018 është realizuar ndërhyrja kirurgjikale në QSUT “Nënë Tereza”, i shoqëruar dhe nën mbikëqyrjen e Forcave Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Po në këtë datë, pas përfundimit të operacionit, pacienti Konstandin Xhuvani është rikthyer në IVSHB (Spitali i Burgut) për trajtim të mëtejshëm sipas rekomandimeve të mjekëve specialistë të QSUT “Nënë Tereza”.

Në ditët në vijim është konsultuar me mjekët specialistë (mjekun hematolog për problemin e anemisë) dhe është trajtuar në IVSHB (Spitali i Burgut) sipas rekomandimeve të tyre.

Aktualisht, ky i dënuar është i hospitalizuar në IVSHB (Spitali i Burgut), dhe me përmirësimin e gjendjes shëndetësore do të bëhet dalje nga IVSHB (Spitali i Burgut) drejt IEVP Fushkrujë.

Në vitin 2014, Konstandin Xhuvani u dënua me 35 vjet burg pasi më 4 nëntor të po atij viti vrau në lokalin e natës në rrugën e Elbasanit në kryeqytet shtetasit Enea Xhaja, Edison Jaho, italianin Gimapaolo Azzolo si dhe shokun e tij Arbër Demiraj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Keq: 21/11/2018 20:28

    A e kane perdhunuar ne burg? Ka humbur gjak dhe ka prolaps ne rectum. Pse shteti e qet kete informacion

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 21/11/2018 17:39

    Berisha ben gama- gam ka zevendesuar balon e lagjes .

    Përgjigju
  • Publiku: 21/11/2018 15:42

    Pse nuk thone edhe grupin e gjakut dhe nr e kembes...? Institucione plot me injorante!

    Përgjigju
  • Fredi: 21/11/2018 14:40

    * Prolaps hemoroidal. E paskan trajtuar mirë fare në burg ktë, përkthejeni pak se për çfarë bëhet fjalë :-)

    Përgjigju
  • Diagnoza: 21/11/2018 14:36

    Po ne dime raste, qe kane qene te burgosur me kancer, dhe keta nuk i kane liruar, per te kaluar ditet e fundit te jetes, prane familjes. Shikoheni diferencimin qe bejne, ky edhe trajtimin ne spitalin e burgut e ka shume, me ato cfare ka bere. Paska kaluar ne anemi, nga rjedhja nga poshte, keshtu shkruan diagnoza.

    Përgjigju
  • Fraiku: 21/11/2018 13:41

    Ka marre 5 jete njerezish. Skandaloz ishte denimi me 35 vite dhe jo i perjetshem per te.

    Përgjigju
  • emini: 21/11/2018 13:22

    Ky lloj informacjoni per lirimin Exhuvanit nga burgu esht aq i babesuesh dhe banal,qe asnje shqiptar nuk dota besonte,per till disinformime puplike dujet te ket nje hetim te plot nga Organi i Akuzes,icili duhet ti shkoje deri ne fund burimit informacjonit,duke ndrshkuar informatorin e rrem dhe perhapesin e tij.Ndryshe ky vend nuk rregullohet me tille shpifje e paragjykime te tilka,qe krijojn impakte dhe imazhe negative, brenda e jasht vendit.

    Përgjigju
    • Fraiku: 21/11/2018 13:49

      mos beso cdo gje qe thote drejtoria e burgjeve.

  • Aqifi: 21/11/2018 12:43

    Ku ka ze s eshte pa gje.dmth ky qe vrau 4 persona edhe as 12 vjet per vrasje nuk u denua?

    Përgjigju
    • Fraiku: 21/11/2018 16:13

      Gjysem e vertete eshte qe ka vrare 5 vete. Gjysem e vertete eshte qe gjyqtari pranoi gjykim te shkurtuar per te mos e denuar me te perjetshem. Gjysem e vertete eshte qe kane per ta nxjerre shume shpejt. Gjysem e vertete eshte ae e kane pare koridoreve te spitalit pa prezencen e policise. Keto gjysma bejne shume te verteta te medha o Erik.

    • Erik: 21/11/2018 15:00

      Keto jane ato gjysme te vertetat mbi te cilat behen shpifjet o Aqif.

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale