'Është rritur me dele dhe kafshë', babai i Boris Johnson: Tim bir do e ndihmojë ajri i fshatit, vetëm nga lajmet marr vesh për të

'Është rritur me dele dhe kafshë', babai i Boris Johnson: Tim bir do e ndihmojë ajri i fshatit, vetëm nga lajmet marr vesh për të

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ndodhet ende në terapi intensive për shkak së është infektuar nga Covid-19, ndërsa gjendja e tij shëndetësore është rënduar gjatë ditës së djeshme.

Por për të atin, Stanley Johnson, kjo është një provë që qytetari i parë anglez do ta kalojë dhe për këtë do e ndihmojë fëmijëria e tij e kaluar në fshat.

79-vjeçari ka folur nga izolimi dhe sipas Daily Mail, ai duhet të informohet për të birin vetëm përmes lajmeve.

Boris është i vendosur dhe optimist, ka deklaruar ai, duke thënë se kjo do të sjellë edhe qëndrueshmëri në organizmin e tij.

"Karakteri i djalit tim është formuar këtu dhe në një fshat të vogël që quhet Ëinsford. Ai është rritur në fermë kodrinore me delet dhe duke punuar me kafshët", ka deklaruar ai.

Deri tani ende nuk ka të tjera të dhëna për gjendjen shëndetësore të Boris Johnson, nga dita e djeshme që kaloi në terapi intensive.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët