Është urgjente! Argita Berisha përmblidhni babain

Është urgjente! Argita Berisha përmblidhni babain

Sali Berisha

Është një azil pleqsh në "Ali Dem", në lagjen e njohur lindore të Tiranës. Mes kujtimeve dhe harmonisë moshore jetojnë plaka e pleq ca nga halli e ca nga malli. Dikush qan për braktisjen, mburret njëra që ka qenë e bukur kur ishte e re, një prej tyre bërtet kur luan domino, ilaçet kërkon njëri me ngulm, pi viagrën fshehurazi një tjetër e mes gjithë kësaj kakofonie kapriçiosh situata mbetet miqësore. Në habitatin e tyre plaka e pleq harrojnë kërrusjet e viteve dhe kujdesen që preludi i jetës të mbetet mbresëlenës gjithësesi.

Sa më shpejt, aq më mirë do jetë edhe për familjen tuaj të vogël, edhe për familjen e tyre të madhe politike...

Me ty Argita Berisha po flas. Nxirreni nga shtëpia, nxirreni nga partia, nga parlamenti dhe çojeni aty ku ka vendin. Mos u tundoni nga dashuria prindërore por tregohuni të ftohtë në mendim e veprim. Largpamësia u ndihmon shumë në këtë situatë e mos harroni damkën amerikane, do u duhen shumë breza ta zbehni. E keni si tatuazh në trupin tuaj e gjithë ju familja Berisha por të paktën mos e kruani e mos e gërryeni shumë se do u infektohet si plagë. Fashiteni këtë plagë, fashitni egon, fashitni psiqikën dhe gojën e babait tuaj dhe këtë të fundit mbylleni në azilin e pleqve. Mblidheni mendjen një herë e mirë se keni fëmijë për të rritur, keni edhe lekë e prona për ti justifikuar. Nuk luftohet dot fuqia amerikane me facebook-un e Sali Berishës dhe as me komentet e bishtpëllumbave të doktorit. Më duket se është ende herët që Viçidoli ti shpallë luftë Washingtonit qysh tani.

Çojeni te azili i pleqve megjithëse edhe nga aty kam frikë se do e flakin në rruge. Dikujt do i vjedhi dominotë, një tjetri do i vjedhë kokrat e viagrës ndërsa ndonjë tjetër do e përgjojë pas dere. Huqi del me shpirtin!

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Koni: 31/07/2021 20:21

    Gazetar, nese edhe mund te quhet, qe shkruan me mendeei, vetem ky e Mero baze kam pare.

    Përgjigju
  • Argita?: 31/07/2021 14:55

    Permirr babain… medemek beji cicic…

    Përgjigju
  • O tej: 30/07/2021 19:37

    Berishen do ta pshurrin qente e rruges.

    Përgjigju
    • Ben: 31/07/2021 13:16

      Edhe une ate do bej

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Të dielën takohen në ring, Florian Marku 'kërcënon' rivalin: Duhet të më hedhë 'KO', nuk jam këtu rastësisht

Të dielën takohen në ring, Florian Marku 'kërcënon' rivalin: Duhet të më hedhë 'KO', nuk jam këtu rastësisht