‘Ethet’ për një karrige në Bundestag, sfida e një shqiptari që kandidon për CDU: Edhe pa Merkel do jemi njësoj

Kolë Gjoka, një emigrantë shqiptar i cili prej 25 vitesh jeton në Gjermani, sot është “nën emocionet” e zgjedhjeve, pasi po kandidon për një vend në Bundestag me CDU.

Ai tregoi për Report TV se kandidimi i tij është i një rëndësie të madhe, jo vetëm si një rritje personale por edhe si një “dritare” për komunitetin shqiptar, si një mundësi për t’u lidhur me parlamentin gjerman dhe më pas me atë evropianin. Kandidati tha se megjithëse numri i votuesve shqiptarë në vend nuk është i lartë, ai i kandidatëve është rritur. Sot kemi 5 shqiptarë kandidatë për në Bundestag.

“Unë kam 25 vjet që jetojë në Gjermani, kandidoj këtu për CDU, është hera e dytë që kandidoj, hera e parë ishte në 2017. Për mua është shumë e rëndësishme që jam një kandidat, për mua edhe komunitetin shqiptar sepse kjo do të na japi mundësinë të kemi kontakte me parlamentin gjerman dhe evropian. Pjesa tjetër, nëse unë kam shanse të fitoj, kjo nuk ka rëndësi. Me rëndësi është fakt që unë jam në listë. Elektorali që do të votojë mua është elektorat gjerman. Numri i shqiptarëve që kanë të drejtë për votim është relativisht i vogël, por numri i personave që kandidojnë në Bundesatg, është rritur. Sot jemi 5 veta, shpresoj të bëhemi 15. “, tha ai.

I pyetur lidhur me shanset për të fituar ai tregoi se beson shumë të CDU, megjithëse siç theksoi rezultati do të jetë shumë i ngushtë.  25% e zgjedhësve kanë votuar me post dhe procesi i numërimit do të vonojë, siç tha ai.

“Kam 2 muaj që bëjë fushatë me CDU, jam i bindur që do të fitojë. Një nga partitë popullore do të fitojë, do të jetë një rezultat shumë i ngushtë. 25% e zgjedhësve, kanë votuar me postë dhe do duhet kohë për verifikimin.”, tregoi kandidati shqiptar në Gjermani.

Për Report TV, Gjoka foli edhe lidhur me politikën që përfaqëson CDU. Ai tha se partia kristian-demokrate ka në thelbin e saj të vazhdojë Gjermania të jetë një vend industrial por në të njëjtën kohë të kujdeset edhe për klimën.

“CDU dëshiron që Gjermania të vazhdojë të jetë vend industrial por duke ruajtur klimën. Partitë e tjera e mendojnë ndryshe. Ne themi që pa industrinë Gjermania nuk do të jetë më lokomotiva e Evropës.”, tha ai.

Ai u shpreh se edhe pas ikjes së Kancelares prej 16 vitesh, Angela Merkel CDU do të jetë po njësoj pasi, sepse nuk është parti e unit.

“Çdo parti ka nevojë për rifreskim, ata legjendarëve do të tërhiqen, siç po bën edhe Merkel. Nuk do të ketë ndryshime, pasi nuk është parti e unit, vjen nga baza. Ndryshimi mes politikes në Gjermani dhe në Shqipëri, është se ne e vendosim deputetin tonë.”, tregoi ai.

Duke folur për politikën gjermane, u prekën edhe zhvillimet e fundit në politik në Shqipëri. Gjoka theksoi se çelësi i suksesit do të ishte bashkëpunimi! Bashkëpunimi mes mazhorancës dhe opozitës, pasi sipas tij është thelbi i çdo të mire.

“E ndjek politikën, po ecën në drejtimin e duhur, lideri i mazhorancës dhe opozitës duhet të guxojnë për të biseduar së bashku dhe të bashkëpunojnë, në të gjitha nivelet. Bashkëpunimi është thelbi i çdo të mire. Do të ulen klima politike dhe bashkëpunimi do të jetë në nivele më të larta. Politika shqiptare duhet të flasë në një gjuhë.”, tha ai.

I pyetur për një temë mjaft të përfolur vitet e fundit, integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ai tha se negociatat duhet të ishin hapur 5 vite më parë. Edhe përse theksoi faktin se Shqipëria ka ende rrugë për të arritur standardet evropiane, ka bërë gjithçka që ka mundur për hapjen e negociatave.

“Shqipërisë nuk i ka ngelur gjë tjetër për të bërë, tani jemi në dorën e BE. Dhe kur u futëm në NATO nuk ishin në standardet e duhura, janë vendime gjeopolitike. Por Shqipëria nuk ka ca bën tjetër për të hyrë. Kemi shumë për të bërë për të arritur standardin, por të hapen negociatat kjo duhet të kishte ndodhur 5 vjet përpara.”, shtoi ai.

Në fund të intervistës, në pyetjen nëse do të bëhej ndonjë ditë pjesë e politikës shqiptare ai tha “Kurrë mos thuaj kurrë”!

Kolë Gjoka, është lindur dhe rritur në Mirditë. Ai ka kryer shkollën e inxhinierisë dhe ushtrisë në Tiranë, ndërsa më pas emigroi drejt Gjermanisë.

Sot ai është kryetar i degës së CDU-së në Elmshorn dhe sërish ka guxuar të kandidojë edhe pas atyre në 2017.

J.GJ./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta grushte foltores: Në 27 prill ekzekutojmë nepotizmin, jo njerëzit

Meta grushte foltores: Në 27 prill ekzekutojmë nepotizmin, jo njerëzit