Euro 2020, Italia me ndryshime ndaj Uellsit kërkon vendin e parë në grup, në 18:00 luhet edhe Zvicër-Turqi

Jo llogari e aq më pak kompromis për një barazim që u vlen të dyja ekipeve por rrotacion po tek Italia do të ketë. Sot luhen ndeshjet e fundit në grupin A dhe Italia pret Uellsin në Romë duke nisur nga ora 18:00 me të vetmin objektiv ,fitoren për të kaluar si e para e grupit. Kompromisi i vetëm që do të bëjë sot Roberto Mancini është ai me futbollistët e tij pasi disa do të lihen pushim për të karikuar bateritë dhe të tjerë do luajë ku më shumë shanse kanë Verrati, Chiesa, Bernardeschi apo edhe Belotti. Mancini në konferencë ka thënë prerë se Italia do ta fitojë ndeshjen ndaj Uellsit dhe se kompromisi apo e famshmja “biskotë” nuk do të ndodhë.

Edhe në kampin e Uellsit nuk dinë të bëjnë llogari dhe trajneri Rob Page e vlerëson Italinë si një ekip shumë të fortë por thotë se djemtë e tij duan fitoren. Dyshja Bale-Ramsey që i dha fitoren në sfidën ndaj Turqisë pritet të udhëheqin sërish skuadrën. Në nëntë ndeshjet e mëparshme mes Italisë e Uellsit nuk është regjistruar asnjë barazim por Italia ka fituar 7 e britanikët dy.

Po në orën 18:00 në Baku të Azerbajxhanit luhet Zvicër-Turqi ku përballen dy ekipet që kanë zhgënjyer më shumë deri tani në grupin A. Helvetët e kanë një pikë dhe një fitore sot me Turqinë rrit shumë shanset për kualifikim ndaj edhe trajneri Petkovic e sheh si një ndeshje vendimtare pasi ekipi i tij e ka shansin e fundit.

Për Turqinë kishte pritshmëri të mëdha po skuadra zhgënjeu në dy ndeshjet e para gjë që e pranon edhe trajneri Gunes. Numri një i pankinës nënvizon se ekipi i tij është i ri dhe sot pret kthesën e madhe.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Bulqizë/ Ishte duke riparuar një defekt, elektricistin e zë korrenti, mbetet i plagosur

Bulqizë/ Ishte duke riparuar një defekt, elektricistin e zë korrenti, mbetet i plagosur