Euro 2020, sot Anglia pret Kroacinë në Londër! Holanda nis rrugëtimin ndaj Ukrainës

Sot në ditën e tretë të Euro 2020 në arenën e të mëdhenjve rikthehet edhe Holanda. Tulipanët luajnë ndeshjen e parë në fazën finale të një kompeticioni madhor që prej Botërorit të vitit 2014-të pasi munguan në Euro 2016 dhe Botërorin e 2018-tës. Në mbrëmje në Amsterdam duke nisur nga ora 21:00 skuadra e Frank de Boer pret Ukrainën përpara publikut të saj. Holanda e shndërruar tashmë me skemën 3-5-2 do mbështetet tek De Vrij në mbrojtje tek një mesfushë cilësore dhe Depay në sulm.

Ukraina e drejtuar nga Shevchenko është gati për të marrë pikë në ndeshjen e parë në grupin C dhe tekniku do të bazohet tek lojtarët më cilësore si Zinchenko, Malinovski apo edhe Yarmolenko e Yaremchuk.

Po për grupin C në Bukuresht duke nisur nga ora 18:00 luhet sfida Austri-Maqedoni e Veriut. Fqinjët tanë bëjnë debutimin në fazën finale të një kompeticioni të tillë dhe janë më se të karikuar. Ekipi mbështetet tek legjendari Goran Pandev apo edhe tek futbollistë të tjerë cilësor si Bardhi, Elmas e Aliovski. Austriakët do të paraqiten në fushë me skemën 4-2-3-1 dhe lojtarët më cilësor janë Lazaro, Alaba dhe Sabitzer./ Përgatiti Andi Kapxhiu

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

EMRAT/ I vendosën tritol në banesë një qytetari, arrestohet 27-vjeçari, shpallet në kërkim i riu dhe vihen nën hetim dy të tjerë

EMRAT/ I vendosën tritol në banesë një qytetari, arrestohet 27-vjeçari, shpallet në kërkim i riu dhe vihen nën hetim dy të tjerë