Sot Euro 2020, Spanja pret Suedinë në Sevilla! Polonia përballet me Sllovakinë dhe Skocia ndaj Çekisë

Në ditën e katërt të Euro 2020 zbresin në fushë skuadrat e grupit E.Në mbrëmje Spanja pret Suedinë në Sevilla duke nisur nga ora 21:00. “Furitë e kuqe” janë gati për start ndërsa i njohin shumë mirë rivalët pasi janë ndeshur edhe në grupin kualifikues. Për herë të parë nuk ka të grumbulluar asnjë lojtar të Real Madrid ndërsa kapiteni Busquets mungon sot pasi po kalon Covid-in. Me skemën 4-3-3 Luis Enrique ka thënë dje në konferencë se ai vet ,pra trajneri është lideri i skuadrës duke sqarues se Spanja nuk është favoritja për ta fituar trofeun.

Në kampin e suedezëve trajneri e thotë qartë se e ka një plan për ta mundun Spanjën. Skandinavët nuk do kenë në dispozicion një lojtar të rëndësishëm si Kulusevski të prekur nga koronavirusi dhe tek goli duan të shkojnë me veteranin Berg e talentin Isaak.

Ndeshja tjetër e grupit E që nis në orën 18:00 luhet në Shën Petërburg ku sfidohen Polonia me Sllovakinë. 9 vite pasi shënoi golin hapës në Euro 2012 Robert Leëandoëski makina e golave tek Polonia është gati për t’i shënuar edhe sllovakëve ndërsa trajneri Pauolo Sosa thotë se skuadra duhet të evitojë gabimet.

Me Skriniar dhe Hamsik si dy lojtarët më të spikatur Sllovakia kërkoj të bëjë surprizën jo vetëm sot ndaj polakëve. Për gjithë skuadrën sllovake Euro 2020 është një mundësi unike për të shkëlqyer./Përgatiti Andi Kpaxhiu

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane: Raketat e lëshuara nga Izraeli kundër Iranit kanë teknologji për t'iu shmangur radarëve

Media amerikane: Raketat e lëshuara nga Izraeli kundër Iranit kanë teknologji për t'iu shmangur radarëve