Euro 2024/ Përballje titanësh mes Holandës dhe Francës, ja sfidat e sotme

Euro 2024/ Përballje titanësh mes Holandës dhe Francës, ja sfidat e sotme

Dy ekipe të mëdha, të forta në letër dhe të barabarta me pikë Holanda e Franca përballen sot në mbrëmje.

Njëra prej të dyjave kërkon t'i bashkohet Gjermanisë dhe Spanjës në raundin tjetër të Europianit. Në takimet e para, Hollanda mposhti Poloninë në minutat e fundit 1-2, falë golit të Weghorst.

Ndërsa Franca mposhti Austrinë minimalisht 0-1 prej një autogli të mbrojtësit austriak, Wober. Me dyshim është për takimin e sotëm Kylian Mbappe, pasi sulmuesi i Real Madridit theu hundën ndaj Austrisë, teksa është parë në stërvitje me maskën tricolore.

Në fushë do të zbresin gjithashtu ditën e sotme edhe Polonia me Austrinë në ora 18:00 dhe Sllovakia me Ukrainën, e cila do të jetë sfida e parë për sot në ora 15:00.

Ndeshjet e sotme
Sllovaki- Ukrainë  Ora 15:00
Poloni- Austri        Ora 18:00 
Holandë - Francë  Ora 21:00

S.G/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet Rama të pranojë një qeveri teknike siç pretendon Sali Berisha?



×

Lajmi i fundit

Nico Williams dhe Barcelona gjejnë dakordësinë, caktohet koha e transferimit në Katalonjë

Nico Williams dhe Barcelona gjejnë dakordësinë, caktohet koha e transferimit në Katalonjë