Euro 2024/ Rraklli dhe Baku parashikojnë në 'Përballje', fitore 2-1 ndaj Spanjës: Kombëtarja të jetë më agresive, të mos kenë respekt për kundërshtarin

Shqipëria luan sot shanset e kualifikimit në ndeshjen e fundit në grupin B përballë Spanjës në Dusseldorf. Në ora 21:00 kuqezinjtë do tentojnë gjithçka për të arritur në fazën 1/8 të Euro 2024.

Ish futbollisti Altin Rraklli dhe gazetari Ervin Baku analizuan kombëtaren e Sylvinhos në prag të kësaj ndeshjeje deçizive. Në ‘Përballje’ Report Tv për Rovena Nezirin, Baku u shpreh në lidhje Skype direkt nga Dyseldorfi se sot priten rreth 30 mijë shqiptarë në stadiumin 49 mijë vendesh.  

'Komunikoj nga stadium i Dyseldorfit. Festa nuk ka filluar akoma. Tifozët janë në qendër të qytetit. Pritet që pas një orësh apo dy, tifozeritë reciproke të zhvendosen nga qendra në stadium. Të gjitha gjobat nga UEFA për FSHF, kanë të bëjnë me sjellje brenda fushës. Sa i përket tifozëve jashtë stadiumit, ka qenë e mrekullueshme. Kam biseduar me polic gjermanë dhe kanë thënë jeni realisht të mrekullueshëm. Nuk e di a do ketë ndryshime. Nëse ndodhin gjëra ndodhin në fushë. Numri i tifozëve është më pak se në Dortmund. Në Dyseldorfin, priten 30 mijë shqiptarë, pjesa tjetër spanjoll dhe gjerman', thotë Baku.

Gjithashtu dhe Rraklli vlerësoi performancën e tifozëve kuqezinj në dy ndeshjet e para duke u bërë shembull.

'Tifozeria ka qenë shembull gjithmonë. Ditën e futbolli e kemi ditë feste, siç e kanë tifozeritë europiane që na japin leksione sensibilizimi. Tifozët tanë si kundër Greqisë atë kohë, që u mbush Bulevardi me njerëz,  e kemi festë. Nuk ka pasur asnjë problem. Tifozët tanë festojnë aq shumë para ndeshjes. Ta ruajnë pak zërin për gjatë ndeshjes, edhe të vërshëllejnë arbitrin gjatë ndeshjes.

Shuma e UEFA duket si veprim terrorist. Ishte thjesht një futje në fushë. Ndodh në çdo kampionat Europian. Nuk ka gjest anti-sportivë dhe anti-njerëzor. UEFA na gjobit ka influencën e deles së zezë së shqiptarëve. Nuk jam dakord me Dakun, nuk duhet futbollistët të merren me politikë. Aty në fushë nuk ishte gjëja e duhur. Por edhe dënimi i UEFA më duket i ekzagjeruar', shprehet Rraklli.

Lidhur me ndeshjen, Baku shton se beteja e sotme ngjan si ajo e Davidit me Goliathin.

'Patjetër që Spanja është nga ato ekipe pretendente për fitimin e Kampionatit Europian. Të presësh që tolerojnë është lajthitje. Mund të luajnë me formacionin e dytë por edhe ai është po aq i frikshëm. Shpresoj të qëllojnë në një ditë jo. Nëse kemi Shqipëri agresive, me dëshirë, me këmbëngulje, mendoj se dhjetëra herë ka ndodhur që Davidi të mund Goliathin. Tifozët tanë ta ruajnë zërin e tyre për 90 minutat e ndeshjes,. Të jenë më të organizuar gjatë ndeshjes. Uroj të jemi jo 100% por 200%', shtoi Baku.

Rraklli shpreson që sot të ketë më shumë iniciativë nga Mario Mitaj nga e majta, pasi mbrojtësi ka shumë aftësi teknik dhe këtë e tregoi edhe ndeshjen e fundit kur asistoi për Gjasulën.

'Edhe unë fitore pres. Nuk na hyn në punë gjë tjetër. Ato kanë kualitet të veta. Me formacionin bazë që ka Spanja është skuadra pretendente kryesore. Ta sajon golin kur të duash. Nëse ne sot do bëhemi njësh, si tifozët nga krahu tjetër ta përkrahin së bashku. Edhe kur arbitri jep një faull, të fishkëllejnë 30 mijë veta. Të mos kenë respekt për formacionin e Spanjës. Të tregojnë kujdes.

Të shkojnë në kufijtë e agresivitetit. Nga ana taktike, ia lë trajnerit. Kam merak dy anësorët e mbrojtjes. Mitaj dha pasin e golit. Nëse del pak më shumë përpara është shumë efikas. Ta ndihmoj skuadrën në sulm. Të japin gjithë energjinë që kanë në trup. Sot duhet të luajnë ata që janë më pak të lodhur. Duhet çdo gjë e freskët', thekson Rraklli.

Së fundmi Baku dhe Rraklli dhanë nga një parashikim për ndeshjen e mbrëmjes së sotme.

'2-1 për ne', parashikon Rraklli.

'2-1 për ne. Me gola të Brojës dhe Bajramit', ishte parashikimi i Bakut. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:53
Atmosfera në Dusseldorf, tifozët special të kombëtares: Nga Zvicra, Kosova dhe Australia nuk mungojnë në mbështetje të Shqipërisë

Tifozët e kombëtares kuqezi janë duke u grumbulluar në Dyseldorf në prag të ndeshjes me Spanjën, sot në mbrëmje ora 21:00. Gazetari i Report Tv Ernest Koçi  solli në ‘Përballje’ atmosferën me shqiptarët që për pak do nisen drejt Arena Dusseldorf ku do të luhet takimi. Njëri prej tyre vjen nga Shqipëria dhe shpreh optizmin për fitore.

'Jam nga Librazhdi. Kemi ardhur për të mbështetur kombëtaren kuqezi. Enkas kemi ardhur nga Shqipëria. Ishim dhe me Italinë. Pak të zhgënjyer. Sot ne do fitojmë do e djegim Dyseldorfin me festë dhe valle. Shpenzime të larta, jemi familjarë. Gjithçka ia bëjmë hallall kombëtares sonë. Edhe formacioni i dytë do tregojë më të mirën. Çunat do ia dalin. Për 80 mijë shqiptarët që janë këtu. Urim gjithë shqiptarëve sepse kemi fituar gjithë Europën me sjelljen tonë.'

Ndërkohë ka dhe tifozë që vijnë nga Zvicra apo dhe brenda Gjermanisë në mbështetje të kombëtares.

'Shumë mirë, po gëzohem me kqyr lojën. Kam ardhur prej Zvicre. Për me fitu. E treta e vërteta.'

'Fitore. Manaj nëse luan maksimumin edhe Broja pa dyshim. Gjitha i kam ndjek. Shumë shpenzime për kombëtaren.'  

'Pres fitore, urim ishalla fitojmë, kam ardhur prej Regensburgut. Kjo është ndeshja e parë nga afër. Atmosferë e bukur.'

'Presim të fitojmë. Këna ardhur prej Zvicre. Është shumë e vështirë, shpresoj t’ia dalim.'

'Për këtë flamur kena vdek. Nga Prishtina kam ardhur. Fitore dojna. Do të thotë që Dusseldorfi është i parafundit që pushtohet, i fundit është tjetri. Kena mujt me marrë edhe 6 pikë.'

Një tifoz special vjen në Dusseldorf nga Australia, Melburni për të ndjekur performancën e Shqipërisë.

'Nga Melburn kam ardhur këtu. Është shumë e vështirë. Duhet me shty një gol prej fillimit. Pastaj me taktikë 1-0 edhe ndoshta në fund një gol nga Broja. Në zemër kam 2-0. Ka shumë shqiptarë këtu, këna festu. Jena mbledhur kështu, është super. Sukses sot për Shqipërinë.'

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi kërkon që Greqia të heqë ligjin e luftës, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Debati për mikrokreditë, a është Gazmend Bardhi avokati i interesit të përmbaruesve?

Debati për mikrokreditë, a është Gazmend Bardhi avokati i interesit të përmbaruesve?