Euro 2024/ Sot mbyllen ndeshjet e grupit A, fati i dy sfidave i intereson edhe Shqipërisë

Euro 2024/ Sot mbyllen ndeshjet e grupit A, fati i dy sfidave i intereson edhe Shqipërisë

Euro 2024 nis sot raundin e tretë të ndeshjeve të fazës në grupe, teksa do të njohë verdiktet përfundimtare në Grupin A në sy sfidat që do të luhen sot në darkë.

Këto ndeshje, i interesojnë në mënyrë indirekte edhe Kombëtares shqiptare pasi mund të ndikojnë në kualifikimin e saj apo edhe në një vazhdimësi të mundshme në turne.

Gjermania përballet sot me Zvicrën në ndeshjen vendimtare për kreun e grupit, teksa Skocia ndeshet me Hungarinë, në një përballje mes dy skuadrash që duan medoemos pikë në mënyrë që të vazhdojnë të mbeten pjesë e këtij aktiviteti.

Duelet e orës 21:00 interesojnë pasi për Shqipërinë, një barazim mes skocezëve dhe hungarezëve mund të lehtësonte kualifikimin si e treta në grup.

Ndërkohë, për kuqezinjtë është  e rëndësishme që të dinë se kush do të jetë skuadrat e vendit të dytë në këtë grup.

Kjo pasi formula e fazës me eliminim direkt parashikon që kjo skuadër e vendit të dytë, të ndeshet me të dytën e Grupit B ku bën pjesë edhe Shqipëria.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Java e fundit e Kuvendit, PS e opozita në limite për ndryshimet e Kodit Zgjedhor! Palët ende në diskutime

Java e fundit e Kuvendit, PS e opozita në limite për ndryshimet e Kodit Zgjedhor! Palët ende në diskutime