Euro nis rimëkëmbjen, sot këmbehet me 113.43 lekë! Rikuperon edhe dollari

Euro nis rimëkëmbjen, sot këmbehet me 113.43 lekë! Rikuperon edhe dollari

Foto ilustruese

Pas një rënieje drastike në nivelin e 110 lekëve, monedha europiane Euro ka nisur rimëkëmbjen. Edhe dollari ka rikuperuar nw raport me lekun. 

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u forcua me 1.99 lekë dhe këmbehet me 104.70 lekë, ndërsa euroja u ngjit në kuotën e 113.43 lekëve, ose 1.54 lekë më shumë se ditën e martë.

Me 1.45 lekë, pozitat i ka forcuar edhe paundi britanik. Monedha britanike këmbehet me 130.20 lekë, ndërsa franga zvicerane u mbiçmua me 1.37 lekë dhe këmbehet me 116.48 lekë. Sot në këmbim me lekun, edhe valutat e tjera kanë pësuar rritje.

Ekspertët kanë deklaruar në mënyrë të vazhdueshme se shkak i zhvlerësimit të monedhës europiane është bërë oferta e madhe në treg, megjithatë ata kanë hedhur dyshime për qarkullim parash me burime kriminale.

Këmbimi valutor sot

K.T./A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Galdini zbërthen skemën: Meta me anti-nepotizmin po i jep përgjigje Berishës! Muça: Po i jargavitet doktorit

Galdini zbërthen skemën: Meta me anti-nepotizmin po i jep përgjigje Berishës! Muça: Po i jargavitet doktorit