Euro 2024/ Nesër Kroaci-Shqipëri, tifozët optimistë: Rezultati 0-3, presim maksimumin nga Hysaj

 

Nesër Kombëtarja shqiptarja do të zhvillojë ndeshjen e saj të dytë në Kampionatin Europian 2024, në Hamburg të Gjermanisë.

Njëmbëdhjetë luanët e futbollit shqiptar do të ndeshen me Kroacinë, në orën 21:00.

Gazetari Ernest Koçi, ka sjellë copëza atmosferë nga Hamburgu për hapësirën dedikuar Euro2024, “Minuta Zero”, nga Andi Kapxhiu dhe Ogerta Spahiu, në Report Tv.

Koçi tregon se pranë stadiumit Saint Paul, ku lojtarët e Kombëtares po stërviten, janë mbledhur shumë tifozë, që duan të ndjekin stërvitjen.

Erdhëm me shumë qejf ta shohim. Unë jam nga Tetova. Erdha me familjen”,-tha një tifoz.

Për ndeshjen mes Italisë dhe Shqipërisë, ku kjo e fundit humbi 2:1, tifozi tha se ishte “jo i shumë i kënaqur, por të shohim çdo të ndodhë nesër”.

“Besoj se 0:2 dy për Shqipërinë”,-parashikoi një tjetër tifoz.

Më optimiste u duk një tjetër tifoze besnike e Kombëtares nga Tetova.

Çdo lojë që kur janë kualifikuar edhe tani. I preferuar Nedim Bajrami se është nga Tetova. Për rezultatin mendoj 0:2 apo 0:3, Dua të shënojë Bajrami, bilës sa më shumë gola”,-tha ajo.

Tifozja nuk la pa përmendur edhe Elseid Hysajn, i cili është kryqëzuar së fundmi në rrjetet sociale për performancën e tij gjatë ndeshjes me Italinë.

Shpresoj që Hysaj tani të bëjë maksimumin dhe të bëjë ndonjë gol”, theksoi ajo.


Lajmi kryesor:

Nesër ndeshja me Kroacinë, UEFA: Shqipëria me 3 ndryshime në formacione! 'Penalizohet' Hysaj, në fushë priten Ismajli e Hoxha


K.M/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Ambasada e Zvicrës në Kosovë: Shaqiri ishte frymëzim i të gjithëve

Ambasada e Zvicrës në Kosovë: Shaqiri ishte frymëzim i të gjithëve