Turqia, Greqia dhe Italia janë në gjendje alarmante për shkak të zjarreve që kanë përfshirë hapësira të tëra, duke djegur gjithçka gjejnë përpara. Në Turqi numri i viktimave ka shkuar në 6, si pasojë e zjarreve të mëdha që kanë goditur zonat pyjore në jug të vendit, në 8 rajone.
4,000 zjarrfikës, të mbështetur nga helikopterë dhe aeroplanë, janë vënë në gatishmëri dhe po luftojnë me flakët, ndërsa në pamjet e publikuara nga mediat e huaja, situata duket mjaft kritike. Zjarret kanë përfshirë zonat si Manavgat, Alanya, Adana, Mersin, Bodrum dhe Marmaris, ndërkohë që aeroplanë rusë të zjarrfikësve kanë mbërritur dhe janë përfshirë në përpjekjet për të shuar zjarret.
Në situatë alarmante ndodhet edhe Greqia, ku zjarret po i afrohen shtëpive, ndërsa janë evakuuar 4 fshatra, Ziria, Ano Ziria, Lampiri dhe Kamares. Në dispozicion të banorëve janë vendosur dhjetëra autobusë, që po transportojnë për në Patras banorët të cilët nuk disponojnë një automjet privat. 34 zjarrfikës janë mobilizuar me 11 automjete , ndërsa pesë avionë dhe dy helikopterë po hedhin ujë nga ajri.
Në Catania të Italisë banorët u detyruan të braktisin shtëpitë e djegura, ndërsa 170 njerëz të bllokuar nga zjarret, u shpëtuan nga anijet detare, pasi u futën në ujë për t'ju shmangur flakëve. Ata u ndihmuan fillimisht nga rojet bregdetare me gomone, më pas u transportuan me anije patrullimi. Një zjarr i madh ka përfshirë periferinë e Catania-s, duke e shndërruar zonën në një 'ferr' mbi tokë.
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.7%
-
Jo
26.6%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 2813
Lajme të tjera
-
Gjykata e Lartë greke ndalon garimin e partisë së ekstremit të djathtë, 'Spartanët', në zgjedhjet europiane
24 Prill, 22:31
-
'Mbylle gojën plehrë, të ** nënën', plas grushti në Parlamentin grek, deputeti i pavarur godet ligjvënësin e ekstremit të djathtë (FOTO)
24 Prill, 13:15
-
FOTO+VIDEO/ Pluhuri afrikan ‘pushton’ Athinën dhe qytetet e tjera, qielli i kuq! Mjegulla ‘zhduk’ Akropolin
24 Prill, 12:18
-
Itali, vdes foshnja 3-muajshe, prindërit çohen në gjyq për keqtrajtim të vajzës së tyre
24 Prill, 12:10
-
Pirro Dhima: Në Greqi me bullizojnë si shqiptar nga mëngjesi në darkë, por unë nuk ndihem shqiptar
23 Prill, 22:12
-
Lega pranon kërkesën e Interit, ndeshja me Torinon luhet në mesditë! Festë pa trofeun në Milano
23 Prill, 15:40
-
Baba i një vajze, ky është 25-vjeçari shqiptar që vdiq në aksident në Itali
23 Prill, 12:19
-
'Mitsotakis, gjueti votash', PASOK: Vënia e Belerit në lista nuk është akt patriotik as për vetë Greqinë
23 Prill, 12:16
-
Në kërkim nga Italia për prodhim dhe shitje droge, pranga 39-vjeçares në Dibër
23 Prill, 11:19
-
Mero Baze: Përpjekje për ta kthyer në normalitet 'krizën' me Greqinë
22 Prill, 21:07
-
Itali/ U ekzekutua në plazhin Bora Bora, ‘Sky ECC’ zbulon porositësin e vrasjes së Selavdi Shelajt, pagoi 150 mijë euro (EMRI)
22 Prill, 20:34
-
E rëndë në Itali/ Dy pitbullë vrasin foshnjën 13 muajshe, ia morën të ëmës nga krahët
22 Prill, 13:32