Europa League/ Fitojnë Roma dhe ekipet angleze, mposhtet Lazio

 Europa League/ Fitojnë Roma dhe ekipet angleze, mposhtet Lazio

Roma e nis në mënyrën më të mirë të mundshme fazën e grupeve të Europa League.  Verdhekuqtë bënë goleadë në “Olimpico” ndaj Istanbul Basaksehir dhe merr menjëherë kryesimin në grupin J. Junior Caicara dërgoi topin në portën e tij dhe id ha avantazhin Romës ndërsa në pjesën e dytë erdhën edhe golat e Dzeko, Zaniolo dhe Kluivert.Ndërsa Ëolfsberger bëri surprizën duke fituar në Gjermani 4-0 ndaj G’ladbah.

Me fitore e nis edhe Manchester United. Me rezervat ekipi i Solskjaer mposhti në “Old Traford” Astanën 1-0 falë golit të Greenëood. Paqe në ndeshjen tjetër të grupit L Partizani Beogradit-Az Alkmar.
Ndërkaq Arsenali shënoi tre gola për të marrë tre pikët e para në Frankfurt ndaj Eintraht-it. Ëillock ,Saka dhe Aubameyang ishin autorët e golave për topçinjtë Ndërsa Standard Liezhi mundi Victoria Guimaraes. Arsenal kryeson grupin F të Europa League.

Me fitore e nisi edhe Sevilla, specialistja e Europa League. Spanjollët e Lopetegui triumfuan 3-0 në Azerbajxhan ndaj Qarabag me golat e Javier Hernandez, Munir dhe Oliver Torres.
Lazio e Strakoshës humbi në ndeshjen e parë në grupe. CFR Cluj përmbysi bardhekalëtrit duke fituar 2-1 në ndeshjen e vlefshme për grupin E. Rennes-Celtic dueli tjetër i grupit u mbyll në barazim 1-1. 
Në grupin G Porto mposhti zvicerianët e Young Boys 2-1 falë një dygolëshi të Tiquinho. Ndërsa Rangers fitoi minimalisht 1-0 ndaj Feynoord. Fitore arritën në debutim edhe Basel ndaj Krasnodar,PSV dhe Dinamy Kiev./ Përgatiti Andi Kapxhiu

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Dyshohet se përdhunuan një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara, dy burrat e arrestuar dalin në Gjykatën e Elbasanit

Dyshohet se përdhunuan një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara, dy burrat e arrestuar dalin në Gjykatën e Elbasanit