Europa League rikthen nga minuta e parë Kumbullën te Roma, Milan synon të bëjë 'kurba' Lille-n (VIDEO)

Pas Champions League sonte do të jetë radha e Europa League për të zhvilluar xhiron e tretë në fazën e grupeve. Për këtë arsye pritet që në fushat e blerta të gjejnë hapësira edhe disa futbollistë të Kombëtares, siç është Marash Kumbulla. Roma e tij e cila ka katër pikë, do të luajë me Kluzh në kryeqytetin italian. 20-vjeçari që ndeshjen e fundit në Seria A me Fiorentinë luajti si zëvendësues sot pritet ta nisë nga minuta e parë. Pse jo për të mos shënuar siç bëëri në ndeshjen hapëse kundër Young Boys.

Nga fillimi pritat të nisë sonte edhe Elseid Hysaj me Napolin. Kapiteni i kombëtares ishte titullar edhe kundër Sassuolo-s në kampionat, por Gatusso pritet t’i besojë sërish kundër Rijekas pavarësisht se shqiptari është në vitin e fundit të kontratës. Për Napolin nuk falet një hap fals pas humbjes në start me Az Alkmar.

Me interes pritet sonte edhe përballja mes Milanit dhe Lilla-s në San Siro. ‘Djalli’ po kalon një moment fantastik dhe sonte synon të bëjë ‘kurban’ edhe ekipin francez. Të padisponueshëm për Piolin do të jenë Castellijo, Muschacio dhe Calabria.

Ndërkohë nga ekipet tjera me emër sonte Arsenal do të presë në Londër Molde-n, Tottenham udhëton për t’u përballur me Ludogorets, ndërsa Benfica përballet me rangers.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

I dha vulën e PD-së Berishës, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra gjyqtarin Agron Zhukri

I dha vulën e PD-së Berishës, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra gjyqtarin Agron Zhukri