Europa League/ Sonte çerekfinalet e kthimit, de Rossi: Për Milanin jetë a vdekje! Atalanta-Liverpool, Kloop: Duam të shënojmë sa më shumë

Europa League/ Sonte çerekfinalet e kthimit, de Rossi: Për Milanin jetë a vdekje! Atalanta-Liverpool, Kloop: Duam të shënojmë sa më shumë

Roma-Milan një javë më parë

Me Leaon që premton të jetë ndeshja e sezonit, Milan ka udhëtuar sonte për tu përballur me Romën për çerekfinalen e kthimit të Europa League. “Djalli” duhet të përmbysë verdhekuqtë pas humbjes 0-1 në San Siro, por te kryeqytetasit optmizmi është i lartë. Ashtu edhe atmosfera pozitive, pasi klubi njoftoi sot zgjatjen e kontratës të paktën edhe për 1 sezon me trajnerin Daniele de Rossi.

Te Milan ndërkohë besojnë se mund të përmbysin. Trajneri Pioli u shpreh para sfidës që nis në orën 21:00, se kur ‘djalli’ është mirë mund të eliminojë këdo. Ndërkohë de Rossi ka dashur të kalojë presionin te Milan duke thënë se ‘ata e shohin ndeshjen si jetë a vdekje’.

Me shumë interes pritet edhe çerekfinalja tjetër në Itali mes Atalantës dhe Liverpool. Të gjithë janë kurioz nëse bergmeskët do e kenë apo jo forcën për të mbrojtur fitoren e pabesueshme 0-3 në Anfield. Trajneri i anglezëve Kloop ka thënë se plani është të mos pësojnë dhe njëkohësisht të shënojnë sa më shumë gola.

Më e thjeshtë do jetë për Bayern Leverkusen. Gjermanët fituan 2-0 ndeshjen e parë kundër Ëest Ham, ndërsa sonte në Londër do kërkojnë të mbrojnë avantazhin. Në favorin e tyre është edhe entuziazmi pasi u shpallën kampionë në Bundesligë. Bileta tjetër gjysmëfinale e Europa League do diskutohet në Francë, aty ku Marseille kërkon të përmbysë humbjen 2-1 që pësoi 1 javë më parë në Portugali.

Po sonte luhen edhe çerekfinalet e kthimit të Conference League ku në orën 18:45 Fiorentinës i duhet fitorja për t’u kualifikuar kundër Plzen, pasi ndeshja e parë s’pati gola. Lilla do përmbysën në shtëpi ndaj Aston Villas, duke qenë se ndeshjen e parë humbi 2-1. Kualifikimin në shtëpi do edhe Fernbahche pas disfatës 3-2 në Greqi kundër Olympiacos, ndërsa Club Brugge ka udhëtuar në Selanik për të mbrojtur fitoren 1-0 kundër PAOK-ut.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Molotov kundër sinagogës në Varshavë

Molotov kundër sinagogës në Varshavë